titleToAlt
Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Në këtë kontekst, ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky është i pari botim brenda trojeve shqiptare i fjalorit më të hershëm të gjuhës shqipe që njihet deri sot. Botuar së pari më 1635 në Romë nga Propaganda Fide, Fjalor latinisht-shqip i Frang Bardhit u zbulua e u nxor në dritë nga Mario Roques në Paris, në vitin 1932. Dictionariumi është lexuar e rilexuar, por nga shumëkush është “neglizhuar” qëllimi i vërtetë i botimit të tij… i është mëshuar vetëm gjysmës së shqetësimit të Bardhit, atij lidhur me “ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastardhohete…” Në fakt qëllimi kryesor i humanistit tonë ishte më tepër se kaq: Dictionariumi do të shërbente si mur mbajtës për truallin shqiptar, që ky të mos shkëputej prej korpusit europian, si rezultat i erozionit të fuqishëm shpirtëror që pushtimi osman po shkaktonte në shek. XVII.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një “hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane”, si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejtpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kishte rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv, në mënyrë të tillë që të garantohej thellësia historike e gjuhës. Parë në këtë dritë, studimi analitik i Krujës paraqitet si një përpjekje e madhe dhe e vështirë për të argjinuar nga njëra anë primitivizmin e shqipes dhe nga ana tjetër shmangien e tjetërsimit të saj në kohën kur ajo po bëhej gjuhë shteti, e kësisoj po rregullarizohej. Por nëse rregullarizimi (normimi) i gjuhës nuk i ruan lidhjet organike me zhvillimin historik të krejt lëndës gjuhësore, ky normim i largon njerëzit nga trashëgimia e tyre kulturore. Ruajtja e gjuhës shqipe nga këto pasoja qe dhe njëri ndër misionet e vështira që mori përsipër Kruja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e punimeve bashkëkohore lidhur me letërsinë e vjetër arbëreshe, disa të botuara së fundmi dhe disa të tjera që botohen këtu për herë të parë. Autori i është përmbajtur metodës së analizës ekdotike, duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siciliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbërritur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës. Kjo vepër synon ta sjellë këtë metodë studimi si një risi. Duke iu përmbajtur kësaj metode në botimet kritike të veprave të autorëve më në zë të letërsisë romantike arbëreshe, nga Jeronim de Rada te Zef Serembe, nga Gavril Dara te Zef Skiroi, nga Françesko Krispi Glaviano te Françesko Antonio Santori, lexuesve u jepen këto vepra në formën e tyre të pacënuar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare – lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë, kthimin e institucioneve fetare në shoqërinë civile, hapjen ndaj botës, ekonominë e tregut, amerikanizimin, demokratizimin dhe populizmin. Fushat e forcës që kushtëzojnë pamjet e shumëllojshme të shqipes së sotme mund të jenë të pakëta e të përcaktuara mirë; por vetë format që kërkon të marrë ligjërimi publik, në luftë me kufizimet e standardit nga njëra anë dhe rivendikimet dialektore nga ana tjetër, nuk mund të kontrollohen më sipas parametrave sanksionuar në vitin 1972. Që këtej edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, Fraktalet e shqipes, i cili përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj me të ardhmen e kulturës shqiptare brenda fshatit global.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mjaft probleme aktuale të Kodit Standart kanërnardhur si rezultat i ndërprerjes së bashkëveprimit tërntij me bazën historike të shqipes së kultivuar, ndërsarnlidhur me Gjuhën Letrare, problemi i vërtetë i saj sotrnështë ngurtësia në strukturë, pasojë e hegjemonisë sërnKodit Standart ndaj saj dhe ndaj çdo forme tjetër tërndemokracisë gjuhësore.rnShamku-Shkreli në veprën e saj thekson se ndërhyrjetrne mbështetura në parimin e funksionit si dhe lejimi irnformave dysore me të drejta qytetarie të barabarta nërnNormën Standarte, nuk e cënojnë aspak normën, asrnnuk e çrregullojnë atë, por përkundrazi rrisin rrezenrne saj të veprimit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: më një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, më anë tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë… një gjuhë e cila si gjuhë e folur është kaq e lashtë, po si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse e dokumentuar kaq vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe. Perioda pesëqindvjeçare e shqipes së shkruar nuk është veçse një pjesë e vogël nga historia e gjuhës, faza më e re e zhvillimit të saj historik… është një ndërmarrje historikisht e pamjaftë po ta nisim historinë e shqipes me dokumentet e para të shkrimit të saj. Se në këtë mënyrë ne do të ndritnim vetëm fazën e re të këtij zhvillimi, e do të linim mënjanë fazat e para, më të gjata. Në këto rrethana ne duhet ta hedhim vështrimin përtej këtyre caqeve. Do të përpiqemi të zditim për sa të jetë e mundur edhe ato perioda të gjuhës të cilat ndodhën përpara epokës së fundit, kohës së shkrimit të shqipes.”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të synuar nga regjimi. Kjo shqipe totalitare funksiononte si mjet për të totalizuar e për të përjashtuar, për të ngritur në qiell e për të rrëzuar në dhe, për ta ngritur kultin e individit e për ta fshehur atë; dhe, sidomos, për ta maskuar varfërinë e mendimit e të kulturës totalitare pas një zhargoni kinse intelektual. Eseja Shqipja totalitare kërkon të vërë shenja paralajmëruese në hartën e ligjërimit publik të shqipes dhe të identifikojë disa nga tiparet kryesore të këtij ligjërimi të viteve 1945-1990, në pragmatikë, në leksik e sintaksë, në stilet funksionale dhe në retorikë; tipare që, të marra veç e veç, por edhe të kombinuara mes tyre, lejojnë të kuptohen më mirë efektet anësore toksike të përpjekjeve të regjimit për njësimin dhe rrafshimin e mendjeve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fonetikë historike e gjuhës shqipe është pjesa e dytë e tekstit Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Që të dy u shkruan nga autori për nevojat e studentëve të Universitetit të Tiranës në vitet ‘50, kur Çabej ishte pedagog i lëndës së gjuhësisë historike në atë universitet e kur tekste të tilla ishin pioniere. Ai përbën pra të parën sintezë të arritjeve të kësaj dege të dijes aq të rëndësishme për gjuhën shqipe. Vetë Çabej në hyrjen e tij shkruan: “Gjer më sot mungon një fonetikë historike e shqipes që të pasqyrojë rezultatet e kërkimeve të gjertanishme, e të japë një sintezë të gjithë kom pleksit të çështjeve.” E pikërisht këtë mungesë plotësonte për herë të parë ky tekst, duke përmbledhur shkurt e qartë rezultatet e studimeve të albanistëve më të më dhenj të fushës: Meyer, Jokl etj., pa munguar autori të sjellë edhe kontributin e vet themelor për shumë çështje ende të diskutueshme. Fakti që edhe sot e kësaj dite ky libër vijon të jetë në duart e studentëve tregon se vlerat e tij i kanë qëndruar mirë kohës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim nxjerr në dritë për herë të parë rishkrimin që autori bëri në mërgim, në Niagara, në vitet e fundit të jetës së tij, të një fragmenti të një vepre madhore e të humbur të autorit. Siç dëshmojnë burimet dokumentare, Kruja, në krye të punëve të sektorit të Leksikografisë në Institutin e Studimeve Shqiptare, para vitit 1944 e pati përfunduar Fjaluerin e tij, i cili numëronte plot 12 vëllime, nga A te Zh. Sot për sot kjo vepër rezulton e humbur, me përjashtim të këtij Fjalueri të dy germave të para, A e B, të cilin Kruja e rindërtoi me kujtesë, por nuk mbërriti ta përfundonte. Botime Çabej e nxori në dritë në dhjetor 2008, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit. Ky Fjaluer kritik është i vetmi në llojin e vet deri tani në leksikografinë shqiptare. I hartuar mjeshtërisht prej Mustafa Merlika-Krujës, të cilin Aleksandër Xhuvani e cilësonte si leksikografin më të madh tonin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj. Mes mitesh e besimesh, përqasjesh mes emrave të zotave ilirë, romakë, trakë e helenë, mes baladash arbërore a mes zanash e dragojsh, duke ndjekur kalërimin mistik të Kostandinit apo besën e pathyeshme të Ago Ymerit, mes Mujit e Halilit dhe Legjendës së Dioskurëve, Çabej ka dhuntinë e rrallë t’i rrudhë mijëvjeçarët e të na shpjerë në atë kohë kur mes të parëve tanë dhe fqinjëve të tyre kishte më shumë të përbashkëta se dallime.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. Eqrem Çabejt vendin qendror e zënë Studime etimologjike në fushë të shqipes, vepër e jetës e autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoeuropianistikës. Ajo përshkohet nga dashuria për gjuhën shqipe dhe një punë kërkimore që përfshin studimin e teksteve të letërsisë së vjetër shqipe dhe njohjen e thellë të dialekteve të shqipes. Në tërësinë dhe pasurinë e saj, përpos rëndësisë që kjo vepër bart për fusha si albanologjia dhe indoeuropianistika, ajo përbën një kontribut të rëndësishëm edhe për teorinë e përgjithshme të etimologjisë.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Ky libër ndjek historinë e shteteve të vogla të Ballkanit që nga pushtimi i Gadishullit prej turqve të ardhur nga Azia e Vogël deri në vërshimin e fundit të Ushtrisë së Kuqe të Stalinit. Të përfshirë për shekuj të tërë në Perandorinë Osmane të sulltanëve, popujt e Ballkanit ruajtën fenë dhe kulturën e tyre, aq sa në shekullin XIX-XX ia dolën mbanë të formojnë shtete kombëtare: Greqinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Shqipërinë etj. Por në këto shtete ka pakica irredentiste, me orekse antagoniste që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga fuqitë europiane dhe shkaktuan kështu Luftën e Parë botërore, për t’u ndezur më ashpër gjatë Luftës së Dytë.
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Një vështrim mbi Shqipërinë nga Lufta I deri në Luftën II Botërore, mbi ngjarje e zhvillime të rëndësishme që lidhen me lindjen e shtetit shqiptar e pushtimin e vendit prej Italisë fashiste. Ky studim i mirëfilltë përmbi çështjen shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për “kohën e Zogut”, i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara më parë, përbën një analizë të shumëfishtë, politike e ekonomike, të situatës së brendshme të vendit, vendosur në një kuadër ballkanik e më gjerë. Edhe libri tjetër i autorit, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945 (botuar po nga “Çabej”, Tiranë 2000) është vlerësuar lart nga kritika brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Çmimi: 990 Lekë
titleToAlt
Kryevepër e letërsisë së përbotshme, Poetika shpërfaq pikëpamjet e Aristotelit për artin e veçanërisht për poezinë, epikën, lirikën dhe tragjedinë. Gjer sot Poetika mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik të periudhës klasike greke, ku trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj. Një libër themelor për çdo njeri që interesohet për letërsinë si formë e shprehjes artistike dhe për poezinë në veçanti.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë histori të shkëlqyer të shekullit XX, analizë e hollë e së shkuarës si mësim për të ardhmen, historiani e dijetari me famë botërore na jep portretin e një shoqërie e epoke që është në ndryshim të shpejtë e të vazhdueshëm, nën presionin e zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe politike. Me tri ndarjet e mëdha kronologjike, Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, dhe në mundësinë e përmirësimit të së ardhmes së njerëzimit, ky libër përshkohet tej e tej nga analiza e thellë, arsyetimi bindës dhe gjykimi i guximshëm për çështje si: shembja e Botës së Vjetër, Lufta e Ftohtë, ndikimi i Botës së Tretë. Duke renditur faktet e shekullit XX akademiku Hobsbawm paralajmëron fuqishëm për të papriturat që Mijëvjeçari i ri ruan për njerëzimin, nëse ky nuk do të dijë të zgjedhë shtigje të reja ku të ecë drejt të ardhmes.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ç’do të thotë të biesh në dashuri? A është rënia në dashuri një revolucion? Çfarë janë dëshira, xhelozia, pasioni? A mund të biesh në dashuri me dy vetë njëherësh? Çfarë e dallon seksualitetin e njeriut me të kafshës? A është dashuria një kërcënim, një rrezik për shoqërinë? Profesor Alberoni u përgjigjet këtyre pyetjeve duke përkufizuar kategorinë e “dashurisë në lindje e sipër”. Kjo fazë e dashurisë, që studiohet e saktësohet për herë të parë prej tij, është themelore për të kuptuar procesin e rënies në dashuri. Ky libër i sociologut të famshëm italian bën pjesë në një trilogji, sëbashku me dy titujt e tjerë të tij, Miqësia dhe Erotizmi. Përkthyer në shumë gjuhë të botës, këto libra trajtojnë në mënyrë të kuptueshme për të gjithë temat e përjetshme njerëzore.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
“Një ndjenjë latente apatridi gjithmonë e ndjeja në vete. Isha i mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe”. Kështu shkruan në faqe të parë të këtij libri autori, Migjen Kelmendi, lindur e rritur në Prishtinën e viteve jugosllave, fill pas udhëtimit të parë në Shqipëri, në fillimin e viteve ’90. Në këtë tekst sa dokumentar aq edhe filozofik, sa prekës aq dhe kritik, ai gërsheton me mjeshtëri eseistikën me fiksionin, duke na dhënë një libër që trajton një nga çështjet më akute e dramatike të shqiptarëve të sotëm: për ata shqiptarë që rrojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë e që përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre, Shqipëria a do të dijë vallë të jetë Atdhe?
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e “të mëdhenjve” të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, historiani italian me famë botërore Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për botën një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili dënohet me djegie në turrën e druve nga Inkuizicioni. Me hulumtimin e tij të shkëlqyer, Ginzburg ringjall një grimcë të humbur të së shkuarës, që mbërrin kështu deri te ne: në këtë kuptim, mund të themi se ai, mullisi Menok, është një pararendësi ynë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995”, shkruan Bernd J. Fischer në parathënien e këtij libri. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Kjo histori e mprehtë përqendrohet në tri aspekte: pushtimi i huaj, qeveritë kukulla dhe qëndresa e armatosur shqiptare. Pushtimi italian (1939) dhe gjerman (1943) shqyrtohen dhe krahasohen për nga motivet, synimet, mënyra si u vunë në jetë dhe pasojat që lanë. Analizohen gjithashtu qeveritë kukulla, sidomos gjatë pushtimit gjerman, për të nxjerrë në pah politikën e posaçme ndjekur nga Berlini në Shqipëri. Rezultati i kësaj politike qe shkatërrimi i lëvizjes së njësishme çlirimtare shqiptare, e kjo përbën temën e tretë të rrahur në këtë libër. Një libër i domosdoshëm për çdo studiues të historisë së Shqipërisë.
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Kjo ese e gjatë e autores së madhe angleze është kthyer tashmë në një tekst referencë të literaturës feministe. Woolf përcjell idenë se “seksi i dytë”, si do ta quajë më vonë Simone de Beauvoir gjysmën e njerëzimit, pra gjininë femërore, është i aftë njësoj si gjysma tjetër të përftojë art e letërsi, po të ketë kushtet e duhura të shkollimit e të punës. Pra nëse do të ketë një dhomë më vete si dhe të ardhura të mjaftueshme për të qenë e pavarur dhe e lirë. Romanciere, eseiste, feministe e moderniste, një nga themelueset e Grupit të Bloomsburyt, Virginia Woolf është një nga intelektualet më ndikuese të shekullit XX.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore. “Drama e gruas qëndron tek konflikti midis kërkesës themelore të çdo subjekti që mbahet gjithmonë si thelbësor dhe kërkesave të një gjendjeje që e mban si jothelbësore. Si mund të përkryhet një qenie njerëzore në gjendjen e femrës? Ç’rrugë i janë çelur asaj? Cilat të çojnë në udhë pa krye? Si mund të gjesh pavarësinë në gjirin e vartësisë? Cilat rrethana kufizojnë lirinë e gruas dhe a mund t’i kapërcejë ajo? Këto janë çështjet themelore që do të donim të ndriçonim. Kjo nuk do të thotë që, duke u interesuar për fatin e individit, të mos i përkufizonim këto fate me termat e lumturisë, por me termat e lirisë.” Kështu shkruan autorja në hyrjen e këtij libri që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Piktura italiane ka shkruar gjatë shekujve faqet më të shkëlqyera të historisë së artit botëror e të kulturës europiane. Në këtë album të mrekullueshëm ndiqen fazat më të rëndësishme të zhvillimit të saj, me jetëshkrimin e mjeshtërve më të mëdhenj e me analizën e veprave më domethënëse të 130 prej tyre, që nga Mesjeta deri në mesin e shekullit XX. Me riprodhimet me ngjyra e të cilësisë së lartë të 500 kryeveprave të pikturës italiane, ky album është botimi më i plotë e më i sistemuar përmbi artin italian botuar gjer më sot. Një bashkëbotim me shtëpinë botuese prestigjioze italiane Electa.
Çmimi: 3500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania