titleToAlt
Dy pjesë teatrale nga më të njohurat e autorit të famshëm irlandez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1969, të cilat i jepen në dorë lexuesit shqiptar me përkthim nga frëngjishtja të Mirela Kumbaros e Anton Paplekës. Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX dhe vërehet si i pari i postmodernistëve e si një nga themeluesit e “teatrit absurd”. Irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris, Samuel Beckett shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. Duke pritur Godonë është titulli i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e gjithë botës e që vihet në skenë kudo në teatrot anembanë saj.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
Emri i Pirandellos, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1934, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh. Romancier, novelist e dramaturg i shquar sicilian, shumë i diskutuar para dhe pas vdekjes, ai është një shkrimtar me individualitet të theksuar dhe plot dritëhije. Përzgjedhja e tregimeve të mrekullueshme të autorit të famshëm, në të cilën bëjnë pjesë tituj tashmë klasikë të letërsisë italiane, si Jeta lakuriq, Qypi etj., i vjen në dorë lexuesit shqiptar përkthyer mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Një libër krejt i veçantë, poezi e vërtetë në prozë, shoqëruar me fotografi të mrekullueshme bardhezi. Thelbi i librit është kuptimi i vërtetë i jetës, liria e shpirtit njerëzor, që arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të vetvetes. Me të drejtë në Amerikë është bërë bestselleri i shekullit XX.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
Mundimet e humbura të dashurisë është një prej veprave të para të autorit të madh. E shkruar rreth mesit të viteve 1590, vepra ndjek mbretin e Navarrës dhe tre kalorësit e tij në përpjekjet e tyre për të fituar zemrën e Princeshës Akuitanë dhe shoqërueseve të saj. Vepra çmohet lart nga kritikët e dramaturgjisë dhe studiuesit e Shakespearit për gjuhën e sofistikuar me të cilën është shkruar, pasurinë në figura letrare dhe humorin e hollë. Kjo komedi e famshme shekspiriane sillet në shqip për herë të parë e me mjeshtëri nga poeti Perikli Jorgoni.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Një përkthim tjetër i kësaj kryevepre të letërsisë së të gjitha kohëve, një përkthim i vjetër e i ri: i vjetër sepse u krye më shumë se dyzetë vjet të shkuara, i ri sepse sheh dritën e botimit për herë të parë në këtë botim. Fausti është një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të. Sjellë në shqip nga përkthyesi i shkëlqyer i Homerit e i Dantes, Pashk Gjeçi, libri është i shoqëruar me ilustrimet e artistit Harry Clarke, ilustratori më i famshëm i veprës së Goethes, i cili përzjen me mjeshtëri stilin gotik me stilin “art nouveau” në krijimin e siluetave të errëta dhe elegante.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Qeni i Baskervilëve është një nga klasikët e mëdhenj të librave të verdhë e një nga më të lexuarit mes tyre. Sherlok Holmsi është nga personazhet më të famshëm në letërsinë e vërdhë. Që kur u botua së pari pjesë-pjesë në Strand Magazine e deri më sot, Qeni i Baskërvilëve është përshtatur në dhjetëra e dhjetëra forma të ndryshme artistike: është filmuar për kinemanë të paktën 18 herë e për televizionin 24 herë, si dhe është përshtatur si shfaqje muzike rock, shfaqje teatrale etj. Kaq i fuqishëm është ndikimi i Conan Doyle-it në brezat e shkrimtarëve të shekullit XX, sa gjurmë të këtij libri e të personazheve të tij gjenden në plot vepra të famshme të mëvonshme, shpesh edhe si referenca të qarta ndaj tij: Umberto Eco te Emri i Trendafilit, Nabokovi në shumë nga veprat e veta, Ray Bradbury te Farenheit 451 etj. Një klasik i letërsisë angleze e një nga më të lexuarit mes tyre, “një nga 50 librat që duhen lexuar në jetë”, sipas gazetës Times.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Vëzhgues i hollë i shpirtit të njeriut, Greene konsiderohet si një nga shkrimtarët e mëdhenj të shekullit XX. Autor romanesh e tregimesh, por edhe skenarësh filmash të suksesshëm, në këtë novelë të shkurtër por të ngjeshur, shkrimtari i mirënjohur anglez Graham Greene nxjerr lakuriq lakminë e pafund njerëzore, pafuqinë për t‘i bërë ballë tundimit, korruptimin e më të mirit, shkurt, tragjedinë e madhe të njeriut të vogël.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra. Pas më shumë se gjysmë shekulli që kur u shkruan, duket çudi sa aktuale tingëllojnë në “Tironën” e viteve 2000 ato dukuri të jetës shoqërore shqiptare që Greblleshi i fshikullonte dikur me aq humor e njëkohësisht me aq shqetësim në “tironçe”.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Duke u nisur nga fati i dhimbshëm i të atit të zhdukur në kampet naziste, Kish eksploron fatet njerëzore, të errëta e misterioze, gjatë një epoke të specializuar në zhdukjen pa lënë gjurmë të njerëzve. Për të arritur këtë fshirje-llahtar duhej më parë shpërfillur njeriu si i tillë, çdo njeri i marrë në veçanti duhej kthyer në diçka të parëndësishme, që mund të flakej tej. E gjithë vepra e Kishit sillet rreth kësaj bire të zezë me përmasa kolosale, kësaj shlyerjeje të njeriut, të individit. Një varr për Boris Davidoviçin përmban shtatë tregime që, për nga subjekti, janë të ndërlidhur, por njëkohësisht kanë integralitetin dhe mëvetësinë e tyre, e të gjithë së toku stisin “kapituj të një historie të vetme”. Tregimet janë shkruar me një mënyrë që synon dokumentaritetin dhe montazhin, ku faktet dhe fiksionet ndërthuren e zëvendësohen ndër vete.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza nuk ka shkruar poezi, por ajo ishte poete e vërtetë. Disa nga lutjet e saj, të mbledhura në këtë vëllim të vogël prej poetit Visar Zhiti, janë në të vërtetë poezi të ndjera thellë. Të thjeshta e, ashtu si jeta e saj, aq të larta e fisnike në thjeshtësinë e tyre, këto vargje të shenjtores shqiptare janë një dëshirë e madhe pa fund që njeriu të bëhet më i mirë e dashuria më e madhe.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Deti oqean rrëfen ngjarjet pas fundosjes së një prej anijeve të flotës franceze shumë kohë më parë. Pasagjerët në bord do të mundohen të shpëtojnë duke lundruar mbi një trap. Pikërisht në këtë situatë, në det të hapur, lexuesi do t’i takojë këta personazhe e do të njihet me historitë e tyre të pabesueshme. Në këtë roman Baricco e përdor detin si metaforë ekzistenciale dhe gjen rastin të ilustrojë karakteret e shumta njerëzore duke i përshtatur ato me regjistra të ndryshëm stilistikorë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e soneteve që gjuhëtari Eqrem Çabej ia pat kushtuar të shoqes dhe dy sonete për humbjen e të birit në moshë fare të re. Përsosja në formë e këtyre soneteve shpërfaq Çabejn gjuhëtar e poet dhe mënyrën se si këto dy anë të tij u gërshetuan në sontetet që formojnë këtë përmbledhje. Poezitë ndjekin të gjitha rregullat klasike të tingëllimës dhe janë një kontribut i vyer në poezinë shqiptare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e përrallave më të bukura të traditës gojore europiane, të mbledhura dhe rrëfyera në formën e tyre origjinale nga rrëfimtarë të jashtëzakonshëm si Perrault, D’Aulnoy dhe De Beaumont. Pjesa më e madhe e përrallave të kësaj përmbledhjeje kanë shërbyer shpesh si frymëzim për prodhime të famshme animacionesh për fëmijë. Në këtë botim i sjellim në trajtën e tyre origjinale me gjithë sharmin e shekujve përmes të cilëve janë lëvruar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Këtë varg kini kujdes të mos e recitoni kurrë natën: “Magjistricë mori trime ruaj veten prapa shpine.” Pse? Keni dëgjuar të flitet për magjistricën e musandrës së fshesave? Magjistrica e musandrës së fshesave, Divi me çorape të kuqe dhe Derrkuci dinak janë vetëm disa prej përrallave të mrekullueshme, plot humor e fantazi të rrallë, të autorit francez Gripari.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Përrallat e vëllezërve Grimm janë shndërruar në përkufizimin e letërsisë klasike për fëmijë. Të mbledhura prej vëllezërve Grimm e të botuara për herë të parë më 1812, këto përralla janë bërë pjesë e kujtesës kolektive të shumë brezave të vegjëlish e të rriturish. Ndër më të famshmet mes tyre mund të përmenden tituj si Borëbardha, Hirushja, Gishtoja, Princi Bretk e plot të tjera.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Qysh kur u botua së pari në vitin 1982, ky libër për fëmijë plot humor e fantazi ka shkulur gazit miliona të mitur e të rritur anembanë botës. Gjiganti i Madh i Mirë, ose GJMM, nuk është një gjigant si gjithë të tjerët. Ai është i dashur e zemërmirë, dhe për vogëlushen Sofia është vërtet një fat i madh që ai ekziston! Kur Sofia merr vesh se një tufë e madhe gjigantësh i janë drejtuar Anglisë për të kullufitur fëmijët e vegjël, ajo vendos t’i ndalojë ata njëherë e mirë. Por këtë do të mund ta bëjë vetëm me ndihmën e Gjigantit të Madh të Mirë. Kjo kryevepër e letërsisë për fëmijë e autorit anglez Roald Dahl, njëri prej shkrimtarëve për fëmijë më të dashur të të gjitha kohërave, është përshtatur së fundmi edhe si film nga S. Spielberg. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t’u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aq i dashur për fëmijët qysh prej disa brezash kudo në botë, personazhi i kaprollit Bambi u krijua nga autori austriak Felix Salten. Botimi ynë është novela e plotë e autorit, teksti origjinal, shqipëruar mjeshtërisht nga Eqrem Çabej – një prej të rrallave përkthime artistike të dijetarit të shquar – me një gjuhë sa të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, aq edhe poetike e të pasur. Libri rrëfen jetën dhe aventurat e drerit më të bukur të pyllit, Bambit. Një kryevepër poezie e lirizmi përmbi dashurinë dhe kuptimin e jetës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky titull është libri i katërt i ciklit të “Çufos”, cikël i cili do të bëhet simbol i lindjes së “përrallës së re” shqip. Personazhi i Çufos lindi në një kohë kur letërsia për fëmijë po kalonte një moment jo të mirë. Ai u krijua si një nevojë për të shpërfillur zymtësinë e të përditshmes, për të jetuar me më shumë ngjyra dhe në mënyrë gazmore. Dhe ia ka dalë mbanë për bukuri qysh prej dyzet vjetësh papushim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Doktor Dulitlli është një mjek i ndryshëm nga ata që hasen nëpër spitale dhe poliambulanca. Ai është një mjek fshati zemërmirë, i cili mban peshq të kuq në pellgun e oborrit, lepuj në qilar dhe minj të bardhë brenda në piano. Por çfarë e bën doktor Dulitllin edhe më të veçantë është se ai flet gjuhën e kafshëve dhe merret vesh me to! Ndiqeni Dulitllin dhe pacientët e tij të pazakontë brenda faqeve të këtij libri të shkruar kaq bukur nga tregimtari britanik Hugh Lofting.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te “Fusha e zezë”, ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar. Ndonëse e adhuronin fshehurazi Egonin, asnjë nga femijët nuk thoshte që Egonin e kam shok. Mirëpo për çudi – ja që ndodhi një çudi – befas ata të gjithë së bashku thanë me krenari: Ky është shoku ynë Egoni. Si ndodhi kjo çudi? Sekretin do ta zbuloni duke lexuar romanin Princi i lagjes të shkrimtarit Gaqo Bushaka.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.) Në atë pyll të magjishëm ka një qytezë ku rrugët janë të shtruara me gurë drite. Natën ata lëshojnë një dritë blu... Trotuaret janë prej guaskash të nxjerra nga fundi i detit... Yjet mbrëmjeve zbukurojnë bredhat e lartë, sa duket sikur çdo natë të ishte Viti i ri... Do të njiheni aty me aventurat e majmunit simpatik Kiti dhe shokëve të tij të besës: gjelit Kiki, maçokut Mjau dhe bufit Humbo, që të gjithë nxënës në shkollën e këtij pylli, shkolla “Zogu i parajsës”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër tregohet se dashuria mësohet siç do gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar; të jesh vetvetja.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania