titleToAlt
Ky ishte vendi ku njerëz të fortë si Martez Todari dhe egërsira mizore si Inspektori Terotel do të qëronin hesapet e tyre. Ishte një përvojë aq e tmerrshme dhe acaruese sa mund të të sfiliste shpirtin. Në fakt, të shkoje atje ishte si të pranonte një njeri që nuk ka rrugëdalje, që nuk ka vend tjetër ku të shkojë - si unë. Për më tepër, unë do të isha në mes dy zjarresh, duke mashtruar njërën anë për hir të së mirës së tjetrës dhe duke u përpjekur të anoj peshoren në favor të së keqes.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete. Më mirë të punosh si punëtor krahu, apo si mekanik, apo si inxhinier. Letërsia dhe, në përgjithësi, arti janë akte të shenjta që nuk duhen poshtëruar, përndryshe ke poshtëruar veten. Cili është problemi kryesor i një shkrimtari? Nuk e di cili është kryesori. Por një nga më të rëndësishmit është ai i kapërcimit të atij tundimi që kalojnë të gjithë ata që kanë lindur me dhuntinë e lehtësisë së të shkruarit: tundimi që të bashkosh fjalë për të bërë një vepër. Më duket se ka qenë Klodeli [Claudel] ai që ka thënë: s'ishin fjalët ato që bënë Odisenë, ishte Odiseja që i bëri fjalët. Mos ta harrojmë kurrë këtë thënie, sidomos në këto vende të mbushura me shkarrashkrues.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Konicën në 74-vjetorin e vdekjes së tij.rnI pari lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale dhe i dyti me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Washingtion, që të dyja të konsideruara ta zhdukura që nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942.rnPor ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e bibliotekës Kombëtare, arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave.rnMbi bazën e një pune prej dy dekadash, Alibali tashmë të gjithë studimin e tij e ka përfshirë në një libër me titull “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”.rnKushdo që e njeh sado pak veprën e Konicës do të ketë menduar se pas disa studimeve që janë botuar për të, nuk mund të kishte më të reja për figurën e tij.rnPor Alibali e ka përmbysur këtë supozim. Fakte të reja, dëshmi, dokumente, fotografi dhe natyrisht biblioteka dhe arkiva e Legatës janë baza e studimit të Alibalit duke sjellë një Konicë në një dimension krejt të panjohur.rnNjë femër
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
“Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon. Personazhet janë familjarët e tu. Ua njeh frikërat dhe dëshirat, shtëpitë, peizazhet, politikën me të cilën merren. Njëkohësisht, gjithçka duket si e re. Paraqitja e përsosur e personazheve, që ndonjëherë të duket se i njeh më mirë se shokët e tu, pasioni i autores për ide dhe vizion, e shoqërojnë pa pushim. Prandaj është ngjitur në të njëjtin panteon me Balzakun dhe Xhorxh Eliotin. Jemi me fat që Doris Lessing vazhdon të shkruajë.” -Lisa Appignanesi, Independent
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Koment nga autorja: Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër. Ndaj, ndoshta një pjesë imja mbetet lëndinave, urive, fshatrave. Nuk e di, por në mënyrë të pashmangshme u mbrujt brenda meje ninulla e saj, kënga e saj e dasmave, vaji i vdekjeve, ecja e saj në oborrin e gurtë poshtë një hënëzimi plot yje. Veshjet e saj me qindra ngjyra endur vekëve. Iku herët. E kështu mes dhimbjes, mallit, në shtëpizën e vjetër që mbante aromën e borzilokut të rrobave të saj, nën muzikën e fyejve dhe të një lahute që i ra deri në vdekje i verbëri i asaj lagjeje, unë nxora prej vetes poezinë. Pranomëni.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Franc Kafka, në romanin e tij të pambaruar “”Kështjella”, e lë të vdesë K-në, në gjeometrin e tij, të rraskapitur pas gjithë atyre përpjekjeve të pafrytshme për të arritur në kështjellë. Shkrimtaren austriake Marianw Gruber nuk e ka lënë rehat ky fakt.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Romani bestseller i shkrimtarit Fahri Balliu, që ka njohur disa ribotime në këto dhjetë vjet, edhe jashtë vendit, “Panteoni i zi”, dëshmon për talentin dhe penën e fuqishme të këtij shkrimtari dhe publicisti të njohur. Romani është një demaskim që i bëhet jetës së “Bllokut”, e cila edhe pse në pamje të parë dukej luksoze, në vetvete ishte e kalbur dhe e brejtur nga smira e krimi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Është romani më i rëndësishëm i letërsisë greke të shek 19. Roman që shkaktoi skandal, mjaft të kujtojmë që autori u çkishërua dhe libri u ndalua. Sot ai vazhdon të botohet me interes të madh jo vetëm në Greqi por edhe në shumë vende të botës. Botohet për herë të parë në Shqipëri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra e Konicës ku duket më qartë erudicioni dhe personaliteti i tij si njohës i thellë i botës shqiptare, është pa dyshim “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore.” E shkruar midis viteve 1936-1939, me kërkesën e botuesit Robert MacBridge, për të mbushur sadopak boshllëkun e ndjeshëm në literaturën angleze për këtë vend të panjohur të Evropës, ajo duhet të ishte një histori me karakter popullarizues. Në atë kohë Konica kishte arritur moshën 60-vjeçare dhe fakti se u mendua plot 11 ditë për t’iu ppërgjegjur pozitivisht kërkesës, tregon qartë se ishte i vetëdijshëm për mundin dhe rropatjet që kërkonte një vepër e tillë. Nëse e pranoi këtë barrë, nuk e shtyri as honorari, as lavdia, po vetëm dashuria për t’i shërbyer atdheut. Nuk mund të thuhet se kjo është vepër historike e mirëfilltë, që nga Ilirët te Mbretëria e Zogut, madje as divulgative, për arsye se autori lë menjanë parimin bazë të historiografisë, kronologjinë. E shkrojtur në formë esesh, me qëllim që të ishte sa më tërheqëse, autori e fokuson vështrimin në një qerthull temash që synojnë të nxjerrin në pah identitetin në çdo fushë, që nga veshjet, gjuha, muzika, deri te vetitë morale dhe karakteri shqiptar, duke i lënë ngjarjet historike vetëm në sfond. Vepra është një polemikë e hapur, dinjitoze, lojale, e argumentuar me fakte për të hedhur poshtë shpifjet e përhapura me zell shovinist nga “akademikë” dhe nga pseudodijetarë serbë e grekë, të cilët me një fushatë të organizuar qëllimisht prej më se një shekulli, ishin përpjekur ta demonizonin popullin shqiptar duke e paraqitur në sytë e Evropës si një tribu të egër nomade, pa histori, pa kulturë, pa asnjë veti qytetërimi. Çdo lexues befasohet nga sasia e madhe e informacionit dhe e referencave që gjen në faqet e këtij libri me përmasa modeste. Nëse dikush do të ishte kureshtar të mësonte ç’kanë thënë të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë njëzet shekujve, asgjëkundi nuk mund t’i gjejë në mënyrë më të përmbledhur e më koncize se sa aty dhe do t’i shtohej respekti akoma më tepër për autorin, sapo të mësonte se shumë prej tyre i ka zbuluar ai vetë si hulumtues i palodhur. Konica ka neveri ndaj pasioneve nacionaliste, prandaj u lutet lexuesve ta falin dhe ta justifikojnë, poqese u krijohet një mbresë e tillë, e cila e ka burimin jo te pikëpamjet e tij, por nga që historia e Shqipërisë është trajtuar duke u mbështetur në dëshmitë subjektive të armiqve të saj. Kjo ndrojtje e shtyn Konicën të kërkojë ndihmën e referencave autoritative të personalitetevve të huaja, qofshin albanologë, historianë, dijetarë e udhëtarë, sepse kësisoj ruante më mirë këndvështrimin e një studiuesi serioz. Për Konicën, nacionalizmi dhe dashuria për atdheun ishin dy nocione krejt të kundërta. Dashuria për kombin, për traditat e vyera duket në çdo faqe. Bukuria fizike e Shqipërisë me male në formë amfiteatri e me shkrepa ku ndërton folenë shqiponja, me lumenjtë që zbresin drejt detit me një oshëtimë të veçantë, sa atij i duken si persona të gjallë, e entusiazmon Konicën poet. Në shmë faqe hhasim një apoteozë të natyrës shqiptare në prozë, e cila nga bukuria artistike rivalizon me poemën e Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”. Natyrën dhe klimën, sidomos përbërjen malore ai i sheh në një korelacion të pandashëm me jetën, traditat, qëndresën, etikën dhe virtytet e shqiptarit. Ai thekson se malet kanë qenë mbrojtja më e mirë, fortesat natyrale kundër pushtimeve të huaja dhe asimilimit, ashtu sikurse kanë ndikuar edhe për një veçim konservator në organizimin shoqëror. Madhështia e Konicës duket në trajtimin e pavarur të shumë subjekteve që analizon, duke mbajtur kurdoherë qëndrim realist dhe objektiv. Ai është aq i drejtë si shkencëtar dhe aq i ndershëm si qytetar, sa të mos mbyllë sytë as përpara veseve a të metave të bashkatdhetarëve të vet, shpesh duke gjetur edhe shkaqet burimore të këtyre dobësive, me qëllim që t’i bëjë më të ndërgjegjshëm e më të vetëdijshëm për kërkesat që shtronte koha. Ndërmjet eseve të “Kopshtit Skëmbor”, Konica na ka mundësuar të shohim pikëpamjet e tij më thelbësore në fushën filozofike, historike, politike e gjuhësore
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t’u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi. Atje, në atë tokë të premtuar fëmijërie, ku shkon të kërkojë bashkë me shoqen e saj, Almutin, Alma shpreson të gjejë shërimin, pajtimin me veten dhe jetën. Të dyja jetojnë me iluzionin që ekziston ende ajo botë e pacenuar e jashtë kohe, vendi i aborigjenëve, i Kohëndrrës, i këngëve, i shkretëtirave me emra magjiplotë. Por nëse era e historisë ka shkatërruar edhe atë parajsë, ndoshta në ato hapësira të pafundme e të heshtura diçka ka mbetur. Aty, në Përth të Australisë, i ftuar në një festival letrar, Erik Zondahu, kritik letrar i ftohtë, në rravgime të përjetshme ekzistenciale, do të hasë për herë të parë Almën të shndërruar në grua me flatra për një gjueti thesari në kujtim të shkrimtarit John Milton dhe librit të tij “Parajsa e humbur”. Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore. Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës. “Ky roman konturohet nga reflektimet mjeshtërore mbi keqkuptimet e jetës dhe të letërsisë. Kjo vepër e shkurtër e Nooteboom-it, njëkohësisht delikate dhe therëse, shfaqet si një ëndërr që rri pezull në kohë dhe në vend.” Publishers Weekly “Cees Nooteboom mbetet një zë madhështor dhe i paimitueshëm midis shkrimtarëve bashkëkohorë.” The New York Times Book Review “Nooteboom është shkrimtari i çështjeve të mëdha, por ai nuk është asnjëherë i rëndë. Ia del të thurë mendimet filozofike me vërejtjet e zakonshme, në mënyrë që idetë të të afrohen fshehurazi, pak nga pak, duke u shfaqur befasisht, si ëngjëj të fshehur nëpër dollapë.” The Washington Post
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Valixhja e shqyer” është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese “OMSCA-1”. I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe “historinë” e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e bashkëpunimit dhe të dashurisë mes brezave. Gjuha metaforike e Zhiti që shkruan, me gjuhën metaforike të Zhitit junior që vizaton, harmonia e fjalës me linjën, e ritmit me hijen, një risi që flet hijshëm nën një kopertinë domethënëse dhe të bukur si me shi yjesh. “Valixhja e shqyer” është një libër për të gjithë, i lexuesit pa moshë ose i çdo moshe, pra ka arritur më të vështirën, ndërkaq personazhet e tij më së shumti janë fëmijë e të rinj dhe lexuesi i parë sigurisht janë “ata që rriten”, teksa diçka mbetet e njëjtë e misterioze. Pikërisht këtë sjell dhe ky libër, ku, ndër të tjera, përzihen fantastikja e reales me lojën, ringjallje statujash e rrëfime gjallesash që nuk flasin, amfiteatro qiellorë me kërshërinë e së përditshmes, modernizime të legjendës shqiptare e origjinalitet i spikatur. Sinqeriteti dhe humori, poezia dhe trishtimi janë ‘princërore’, aq sa duket se kemi të bëjmë me një libër ‘princ’ si te Oscar Wilde e Antoine de Saint-Exupéry, por të mjediseve tona. “Valixhja e shqyer” nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij. Prandaj dhe u rishkrua ky libër për të qenë i tillë, fëminor deri në trill, me urtësinë e të mëdhenjve, magjepsës gjithsesi. Vizatimet e freskëta, që mbartin dhe ato “rrëfimin” e tyre të pavarur, duke iu bashkuar tregimeve që “vizatojnë” pjesë jete e kanë fill lidhës mes tyre si krerët e një romani, zbulojmë se dy fëmini e dy adoleshenca japin dhe marrin në mënyrë të ndërsjellët në dy kohë, në dy gjini arti, ndërkaq duket sikur të shkuarës i është hijezuar e ardhmja, përvojës i është shtuar ngazëllimi, lojës mençuria, me një horizont fantastik pritjeje dhe dy autorët shkrihen në një, si në përqafimin e tyre babai me djalin. Një vlerë të re, një ngjarje mes ngjarjeve kulturore do ta quanim librin “Valixhja e shqyer”, të cilin Shtëpia Botuese “OMSCA-1” e shpërndan sot, në ditën kur Atjon Zhiti do të mbushte 21 vjeç, dhuratë që besojmë se do ta gëzojë dhe në Qiell. Ndërkaq kjo është dhe dhurata që i japet lexuesit dhe artdashësve, një trini moderne e atit dhe e birit dhe e shpirtit të tyre në një vepër. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyron më mirë historinë e kombit të tij... Robert Elsie ...ai është Shkrimtar nga ata që ka fare pak, nga ata që fjalën e kanë krah, fluturojnë me të në ferr e parajsë, pa u tretur nga flakët, pa u verbuar nga drita. Marisa Kërbizi …ka forcën t’ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën… Kevin Higgins Atjoni i vogël e ka kuptuar dhe vizatimi i tij është një “strategji politike” e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve. Giampaolo Mattei Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrepjen dhe guximin tipik për temperamentet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar. Gëzim Qendro
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta  i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur  u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t'i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit .
Price: 800 Lekë
titleToAlt
 Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale; pra, tri shkallë qasjeje ndaj lirisë.Dhe në të njëjtën kohë desha që të ishin tri histori, siç thuhet,  të hapura , që para së gjithash të qëndrojnë më këmbë si histori... por që ta fillojnë jetën e tyre të vërtetë në lojën e paparashikueshme të pyetjeve dhe përgjigjeve që lindin te lexuesi. Do të doja që të mund të shiheshin si një pemë gjenealogjike e të parëve të njeriut bashkëkohor, ku çdo fytyrë fsheh ndonjë tipar të personave që kemi përreth, tuajin, të vetes sime.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I di rregullat.Heshtja është mikesha ime.Dhe kur kam frikë, zëri im je ti.Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë,po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten.Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj.Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër. Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t`i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t`u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël.Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka,apo dikë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës. Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur.-PROF. DR. NEHAS SOPAJ UNIVERSITETI I SHKUPIT Autori, ngaqë i njeh më së miri mekanizmat e diktaturës dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të saj, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera saj. Makrotema e këtij romani është raporti i individit me atdheun, me atdheun komunist, raport që, si një rrjet, ngulfat gjithë aortat e jetës.-PROF. ASOC. DR. DIJE DEMIRI-FRANGU, Universiteti i Prishtinës
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t`u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë. U fut në stacion, zbriti poshtë disa palë shkallëve, për të arritur në platformën uptown pikërisht në momentin kur një zë, nga altoparlanti, po lajmëronte se të gjithë trenat e veriut po qarkullonin në orar. Ajo psherëtiu: do të kishte dashur, në fakt, që treni të vonohej pak, për t`i dhënë pak kohë që të bënte paqe me veten; për çka një aksident i vogël në Brooklyn do të kishte mjaftuar. Përfytyroi si njerëzit, në atë rast, do të ishin larguar nga platforma dhe pyeti veten nëse një pritje dy-orëshe, vetëm ajo në stacion, do t`i kish mjaftuar. Dy orë plot, pa opsionin e të shkuarit gjëkundi por kushedi po i kërkonte shumë jetës. Pastaj treni uptown u fut në platformë, ajo u fut në vagon përmes dyerve që u hapën para saj dhe harresa e urrejtshme iu fut në mendje.E pamë këtë person kur zbriti shkallët teposhtë dhe pastaj eci në platformën uptown, të stacionit në rrugën 40 dhe avenynë e 7-të; pasi na kishin lajmëruar tashmë se ai kish blerë një gazetë te kioska në hyrje të stacionit, sikurse edhe pritej. Ishte i veshur me një pardesy të hirtë, mbante një borsalinë dhe sytë i kish të mbuluar me syze dielli si të ish arratisur nga një noir bardhezi, por edhe kjo pritej. Zuri vend në platformë pranë një kolone dhe u orientua në mënyrë të tillë që imazhi t`i kapej i plotë nga kamerat e sigurisë, sikurse edhe na kishin informuar paraprakisht; pastaj hapi gazetën dhe u hodhi një sy të shpenguar kryetitujve, por pa u përqendruar vërtet në lexim. Edhe pse na kishin udhëzuar ta vëzhgonim këtë person që nga platforma përballë dhe na ndanin prej tij katër palë binarë, në dy prej të cilave kalonin herë pas here me zallahi trenat ekspres, arritëm të dëgjojmë, përmes altoparlantëve të platformës, njoftimin publik se trenat uptown përkohësisht nuk po qarkullonin, për shkak të një tromboze në Brooklyn. Asgjë tjetër nuk ndodhi meqë asgjë tjetër nuk pritej që të ndodhte; si edhe herë të tjera, ishim bërë pjesë e një mos-ngjarjeje, ose e një zbrazëtie të mërzitshme në rrjedhën e kohës; por a nuk janë vallë....
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania