Blije këtë produkt
700 Lekë

Loja e shahut dhe edukimi ( Botuar nga: Argeta LMG në 2013 )

Autori:  Edmond Bushi

“Ky libër u vjen në ndihmë, kryesisht nxënësve që kërkojnë përgatitje të lartë për edukimin qytetar, nëpërmjet procesit mësimor edukativ në shkollë, ku do të gërshetohet edhe shahu, si një element edukues. Me nevojën e studimit të lëndëve shoqërore dhe të edukatës qytetare, të përpunuara në mënyre të përshtatshme për nxënësit e shkollës 9-vjeçare, lidhet dhe shahu si pjesë integrale kryesore. Në molekulën e këtij procesi ndodhet një atom i domosdoshëm, tepër thelbësor, që ecën më ngadalë se edukimi në rrjedhën e kohës. Kjo është shpikja e madhe e lojës së shahut. Mendoj gjithashtu që loja e shahut është sport dhe shkencë për mendjet njerëzore, por nuk mohoj dot artin që shpaloset prej mijëra vjetëve me magjinë pushtuese, që transmeton në mbarë globin tek përdoruesit që qëndrojnë me orë të tëra pa folur, të ngurtësuar në mendime të thella mbi skakierë. Në këtë kërkim studimor do të mundohem të shpalos idenë që shahu është një tipar themelor, një shprehje në edukimin qytetar, hera - herës me elemente të ngjashëm dhe të përbashkët, me teknika të përdorimit për rritjen e efikasitetit të bashkëjetesës dhe ndërthurjes, oponencës, për edukimin sa më të mirë e të shpejtë. Shpesh flasim për përfitimet e shahut, pa e patur të qartë ndikimin e tij në drejtim të inteligjencës vizuale, dhe asaj të akumuluar në kohë. Procesi i edukimit gjatë stërvitjes dhe lojërave të zhvilluara imponon respekt për rivalët e tu, mjafton shtrëngimi i duarve pas një takimi. Besoj se me të dhënat dhe analizat, kërkimet modeste të paraqitura në këtë studim do të gjeni disa orientues për ballafaqimin midis shahut dhe edukimit, por jo të mjaftueshëm për një tabllo gjithëpërfshirëse.”- Autori.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Argeta LMG (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 248
  • Përmasat e librit: 144 x 206 x 15 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania