Blije këtë produkt
650 Lekë

Mali i pestë ( Botuar nga: Toena në 2005 )

Autori:  Paulo Coelho
Përkthyesi:  Nonda Varfi

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.

Çmimi: 650 Lekë
Blije këtë produkt
650 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2005)
  • Botuar në: 2005
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-1-421-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 134 x 203 x 20 mm

Komente editoriale

Fragment nga libri nga Paulo Coelho
"Përse Ai që ka krijuar botën, pëlqen t'i shërbejë tragjedisë së shkrimit të librit të fatit?", pyet Elia.
"Ti nuk di se ç'thua, i përgjigjet engjëlli. Nuk ekziston tragjedia, por vetëm e pashmangshmja. Gjithçka ka të drejtën e të qenit: është aftësia jote të dish të dallosh atë që është kalimtare, nga ajo që është përcaktuese."
"Çfarë është kalimtare?"
"E pashmangshmja."
"Po përcaktuese, cila është?"
"Mësimet mbi të pashmangshmen."

Njihu me Autorin

Paulo Coelho -

Paulo Coelho u lind në Rio de Zhanero në vitin 1947. Është konsideruar një nga autorët jug – amerikanë më të rëndësishëm të dhjetëvjeçarëve të fundit. Veprat e tij, të botuara në mbi 120 vende të botës dhe të përkthyera në më se 47 gjuhë të ndryshme, janë shitur në më shumë se 27 ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania