Blije këtë produkt
800 Lekë

Mami, unë dhe mami ( Botuar nga: Pegi në 2019 )

Autori:  Maya Angelou
Përkthyesi:  Jerina Dushku

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për here të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më pare. Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, "Mami, unë dhe mami" zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t'u ngritur nga thellësi të oamata në lartësi të pamundura .

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-63-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 178
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 14 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtëpia Botuese

  "Mami, unë dhe mami" shfaqet me humorin karakteristik dhe optimizmin krenar të autores Maya Angelou. Nëse vini re ndopak zemërim midis rreshtave, në mbeten pa u zbuluar të gjitha hollësitë e hidhura, kjo ndodh sepse Angelou di të falë. Ky libër tërheqës rrëfen më së miri historinë e një pajtimi njerëzor.

 

The Washington Post

 

Duke risjellë në kujtesë këtë marrëdhënie të koklavitur, autorja zbërthen për herë të parë rrugëtimin nënë-bijë drejt pajtimit, lidhjes së fortë dhe ndihmës... Angelou portretizon gjallërisht një grua me shpirt të fortë. Një kronikë e mrekullueshme dhe thellësisht domethënëse e dhembshurisë dhe e ripërtëritjes.

 

Booklist

 

Dashuria dhe mësimet e paraqitura në këtë roman do t'u flasin atyre që po përpiqen të gjejnë udhën e vet në botë.

 

Publishers Weekly

 

"Mami, unë dhe mami" është historia prekëse e një ndarjeje dhe e një bashkimi, si dhe portreti optimist i mëmësisë. Me gjithë traumat e rrëfyera këtu, dashuria e nënës ndaj bijës mund të përmblidhej në një rresht: "Shpirt, e kam menduar gjatë dhe tani jam e sigurt. Ti je gruaja më e shkëlqyer që kam njohur në jetë."

 

The Independent

 

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania