Blije këtë produkt
1200 Lekë

Maria Skllodovska-Kyri: Vjedharakja e burrave, jeta dhe dashuritë e saj ( Botuar nga: Onufri në 2018 )

Autori:  Iwona Kienzler
Përkthyesi:  Leonard Zissi

Maria Skllodovska-Kyri (Maria Sklodoëska-Curie) ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore që ka marre dy herë çmimin Nobël. Kjo shkencëtare e shquar me kombësi polake është e para dhe e vetmja femër, njëkohësisht personaliteti i parë me kombësi jo franceze, që prehet në Panteonin e Parisit. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Skllodovska-n, bashkë me zbulimet e saj shkencore, jo vetëm si një shkencëtare të shquar, por edhe si një femër që dashuron, por që pengohet nga i dashuri i saj. Për këtë ajo u detyrua të thyejë stereotipet false dhe për dashurinë ishte e përkushtuar të sakrifikonte shumë gjëra. Autorja e përshkruan Skllodovska-n edhe si bashkëshorte dhe nënë e vetmuar, e cila pak a shume diti të bashkërendojë detyrimet e saja edukuese me punën shkencore, duke i kushtuar shumë vend marrëdhënieve të komplikuara me vajzat e saj.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-261-37-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 404
  • Përmasat e librit: 140 x 206 x 33 mm
  • Pesha: 540 g

Njihu me Autorin

Iwona Kienzler -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania