Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Marrëveshja e Mukjes ( Botuar nga: Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo" në 2018 )

Autori:  Uran Butka

Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë "Lidhja e Mukajt", për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje. Marrëveshja e Mukjes është simbol i bashkimit, por edhe i ndarjes, i kompromisit historik, por edhe i mosmarrëveshjes, i unitetit kombëtar, por edhe i tradhtisë, i shansit historik, por edhe humbjes së këtij shansi, i fjalës së bekuar, por edhe i fjalës së mallkuar (siç u shkrua në atë kohë ), i luftës së përbashkët të të gjithë faktorëve politikë e ushtarakë shqiptarë kundër pushtuesve nazifashistë, por edhe të luftës civile brenda vetes, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo" (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4416-9-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 240
  • Përmasat e librit: 135 x 210 x 10 mm
  • Pesha: 300 g

Njihu me Autorin

Uran Butka -

Uran Butka (2 dhjetor 1938), është shkrimtar, historian dhe politikan shqiptar. Ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Uran Butka u lind në Tiranë më 2 dhjetor të vitit 1938 dhe është i biri i Safet Butkës nipi i Sali Butkës, poet, patriot dhe luftëtar i shquar i Pavarësisë së ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania