Blije këtë produkt
1000 Lekë

Mendo dhe bëhu i pasur ( Botuar nga: OMSCA-1 në x )

Autori:  Napoleon Hill
Përkthyesi:  Erion Balli

"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet. Pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (x)
  • Botuar në: x
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-132-47-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 312
  • Përmasat e librit: 137 x 203 x 25 mm

Njihu me Autorin

Napoleon Hill -

Përfitoni ulje nëse blini dhe këto libra:

titleToAlt
Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre pëe paratë-t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare -t'u mësojë si t'i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të sukseshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luter King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
KATRORI HYRJE –DALJET I BABAIT TË PASUR do të zbulojë përse disa njerëz punojnë më pak, fitojnë më shumë, paguajnë më pak në taksa dhe ndihen më të sigurt financiarisht se të tjerët. Është thjesht një çështje e njohjes se nga cili katror të punosh dhe kur. Ke pyetur ndonjëherë veten... • Cili është ndryshimi midis një punonjësi dhe një pronari biznesi? • Përse disa investues bëjnë para me pak rrezik, ndërsa shumica e investuesve të tjerë thjesht janë në prag të falimentimit? Përse shumica e punonjësve shkojnë nga puna në punë, ndërsa të tjerë ikin nga punët e tyre dhe vazhdojnë të ndërtojnë perandori biznesesh? • Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si Bill Gates, Richard Branson, Michael Dell dhe Ted Turner? Të përjashtuar të cilët sot janë super të pasurit e shoqërise.
Çmimi: 1000 Lekë
Detaje:
Cmimi: 4100 Lekë

Ulje:- 10 %

Cmimi i ri: 3690 Lekë
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania