Blije këtë produkt
1000 Lekë

Metamorfoza e një qyteti ( Botuar nga: Onufri në 2019 )

Autori:  Ylljet Aliçka

"Romani më i ri i shkrimtarit Ylljet Aliçka, "Metamorfoza e një kryeqyteti", është me të vërtetë i ri per pmrjet dhe të shkruarin, ku ngërthehen ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet që duket sikur mbërrijnë deri në çastin që po lexojmë, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Çështjet që shpalos, realizmi çehovian, ironia e pamëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj., e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjitha botimeve në letërsinë e postdiktaturës, kohë e cila bën anti-heronj dhe që ata me groteskun e tyre e zhbëjnë. Po, po, dëshmohet këtu me një buzagaz të dëshpëruar".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 261 75 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 262
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 18 mm

Njihu me Autorin

Ylljet Aliçka -

Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Didaktike", më 1989, dhe titullin "Profesor i Asociuar", më 1993. Ka kryer detyra profesionale : mësues në fshatrat e rrethit të Matit, 1973-1983 ; redaktor pranë Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania