Blije këtë produkt
1000 Lekë

Metoda letrare ( Botuar nga: Libri shkollor në 2016 )

Autori:  Agim Vinca

Libri “Metoda letrare” i Profesor Agim Vincës është libri i parë në hapësirën shqiptare që merret me trajtimin e metodave letrare të shekullit XX, nga metoda klasike pozitiviste e deri te ato poststrukturaliste. Ky libër është një sintezë e teorive më kryesore të kësaj kohe. Autori i librit, në mes tjerash, synon t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla, si: Ç’është letërsia? Cili është raporti i saj me botën, me autorin, lexuesin? Ç’është teksti letrar dhe si funksionon ai? Ç’është kodi, mesazhi, vlera, kuptimi, receptimi? Në ç’raport qëndron teksti letrar me tekstet tjera, letrare e joletrare, po edhe me normat dhe konvencat kulturore të një kohe? Si krijohet vepra letrare dhe si komunikon ajo nëpër kohë? Ku fillon dhe ku merr fund leximi? Ç’është “vizioni mbi botën” dhe si sendërtohet ai në veprat e shkrimtarëve të mëdhenj? A ka marrë fund njeriu dhe a ka filluar fundi i historisë? Pas Hyrjes, libri hapet me kapitullin “Mbi nocionin metodë dhe metodologji e studimit të letërsisë”, pastaj vazhdon me kapitujt: “Lansoni dhe metoda historiko-letrare”, “Metoda psikanalitike ose kritika dhe klinika”, “Formalizmi rus”, “Kritika e re anglo-amerikane (New Criticism)”, “Shkolla strukturale e Pragës”, “Kritika fenomenologjike”, “Metoda sociologjike dhe marksiste”, “Strukturalizmi dhe semiologjia” etj.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Libri shkollor (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9951-23-077-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 420
  • Përmasat e librit: 140 x 200 x 20 mm

Njihu me Autorin

Agim Vinca -

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania