Faqja e autorit

Midhat Frashri


Mid'hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Midhat apo Mit'hat (njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; tr. Fraşerli Mithat Bey; Janinë, 25 mars 1880 – Long Island, 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar.

Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë". Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania