Blije këtë produkt
1000 Lekë

Mikesha gjeniale ( Botuar nga: Pegi në 100 )

Autori:  Elena Ferrante

Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, I cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt I historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (100)
  • Botuar në: 100
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-228-30-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 384
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 28 mm

Njihu me Autorin

Elena Ferrante -

Përfitoni ulje nëse blini dhe këto libra:

titleToAlt
"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë. Në këtë vëllim të dytë, i cili mund të lexohet më vete edhe pa e njohur të parin, historia e ndërvarur e vajzave ndërlikohet më tej. "Mbiemri i ri" i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, në bashkëshorten elegante të të zotit te sallamerisë. E megjithatë, siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve që bën ajo në jetën e saj, tashmë fort e ndryshuar dhe larg qytetit të lindjes.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të sukseshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane. Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do t’i kishte mbajtur të ndydhura në një jetë varfërie , injorance dhe nënshtrimi. Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha,toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rënjët ende të njoma.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Historia e vajzës së humbur është vëllimi i fundit i sagës napolitane, që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, janë pole të kundërta të së njëjtës forcë. Ato takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra tjetrën, zilepsen dhe admirojnë shoqa shoqen. Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për ti rënë pas një dashurie rinore, që shfaqet përsëri në jetën e saj. Lina nuk është larguar kurrë nga lagjja e fëmijërisë, ku ka arritur të ngrejë një karrierë të mahnitshmë si sipërmarrëse, duke ushtruar në mënyrë karizmatike dhe magnetike, rolin e lideres së fshehtë. Ky vëllim i katërt i tetralogjisë që nisi me “Mikesha gjeniale” përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht frymëzuese, të pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.
Çmimi: 1200 Lekë
Detaje:
Cmimi: 4600 Lekë

Ulje:- 10 %

Cmimi i ri: 4140 Lekë
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania