Blije këtë produkt
500 Lekë

Monarkët e shahut ( Botuar nga: Gent Grafik në 2012 )

Autori:  Semi Numani

Ka qenë një dëshirë e hershme për t'i pasur në një libër të vetëm të gjithë kampionët e mëdhenj, edhe pse asnjërin prej tyre nuk e nxë dot një libër i vetëm; t'i "shihja" pranë njëri-tjetrit këta "mjeshtër të arsyetimit të qetë", "përleshur" sa herë "për vdekje" si gladiatorë mes tyre. Ata i bashkon talenti, vullneti, arritjet dhe ndihmesa e paçmuar në zhvillimin e pandalshëm të lojës magjike; i bashkon, në fund të fundit e mbi të gjitha, kënaqësia e pamatë që u japin miliona amatorëve në mbarë botën. Janë quajtur monarkë, por janë më demokratë se demokratët; janë thirrur sundimtarë, por nuk e njohin dhunën; është bërë humor me seriozitetin me të cilin merren me një ushtri të drunjtë, por janë aq mëndjekthjellët, sa i gjen edhe punëtorë, edhe specialistë të zotë, edhe shkencëtarë; janë po aq edhe të ndjeshëm, sa i ke shpesh edhe artistë apo shkrimtarë dhe vetëm rrallë, shumë rrallë,... politikanë. Thënë shkurt, vështirë të gjenden mbretër më të mire! Që t'i kthehemi fillimit, kur libri po "vonohej" dhe mes miqsh hasa të njëjtën dëshirë, nisa të mendoj se mund t'i hyja edhe vetë një ndërrmarjeje të tillë, por nuk "guxoja", gjersa nuk kishim akoma një histori tonën, për të cilën më mungonin burimet e mjaftueshme. Kështu që, kur K. Andoni e M. Ibrahimi nxorrën librin "Shahu shqiptar në vite", kënaqësia ime ishte e dyfishtë, sepse m'u "hap" edhe rruga... Përshkrim Në libër flitet shkurtimisht për historinë e kampionateve botërore për meshkuj e femra dhe përkatësisht pas tyre, për kampionët, sipas rendit kronologjik. Ai nuk i ndan lexuesit, por, nëse një pjesë e tyre mund të ndalen këtu, për amatorët e shahut aktiv, janë përzgjedhur disa nga lojërat më të mira të çdo kampioni e kampioneje, mjaft prej të cilave shoqëruar me diagrame, ndonjëherë edhe me ndonjë koment të shkurtër. Në fund, për kurreshtarët, jepen edhe disa statistika e mendime specialistësh, në përpjekje për t'ju përgjigjur pyetjes tunduese (edhe pse pak naive) "Cili ose / dhe cila është numri një i të gjitha kohëve?" Jo vetëm për të mënjanuar ndonjë dyshim për anësi, e shoh të nevojshme të sqaroj se hapësira kushtuar kampionëve nuk është (gjithnjë) tregues (vetëm) i forcës, por (më shumë) i vendit që u ka dhënë media (ata nuk janë parë vetëm si shahistë), kurse për lojtarët ende në aktivitet, libri është akoma "i hapur"...

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Gent Grafik (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-51-38-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 144
  • Përmasat e librit: 170 x 235 x 8 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania