Blije këtë produkt
700 Lekë

Morfologjia e shpirtit ( Botuar nga: Ombra GVG në 2017 )

Autori:  Luan Topçiu

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme, sepse vetëm metafora mund të ndriçojë mendimin në mënyrë irracionale. Kur madje as Uni nuk na ndihmon të mësojmë se nga na vijnë idetë dhe emocionet tona; mënyrën sesi vinë tek ne; pse vinë në këtë formë dhe jo në një tjetër, pse janë kaq të ndryshme për individë të ndryshëm; vetëm përmes irracionalitetit të metaforës mund të sondohet në anët më të thella të realitetit. Vetëm imazhi metaforik mund të pasqyrojë misterin e fshehtësinë tek çdo qenie njerëzore. Duke qenë se shpirti nuk na është dhënë për ta soditur atë konkretisht, askush nuk e ka pasur luksin për ta parë atë me shqisat e tij; por e ka zbuluar atë përmes mjetesh të tërthorta përmes atij tactus intim.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-172-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 272
  • Përmasat e librit: 135 x 202 x 21 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania