Blije këtë produkt
1000 Lekë

Muza e Mëmëdheut ( Botuar nga: Uegen në 2012 )

Autori:  Agim Vinca

Një libër i rrallë me njëqind poetë e njëqind poezi, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një antologji që i ka munguar letërsisë dhe kulturës shqiptare. Titullohet: ‘Muza e Mëmëdheut’, kurse autor i saj është poeti dhe studiuesi Agim Vinca. Botues të këtij libri janë: Shtëpia botuese “Uegen” nga Tirana dhe “Artini” nga Prishtina. Në të janë përfshirë poezi të njëqind poetëve shqiptarë kushtuar Atdheut, që nga De Rada, Naimi, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doçi, Shiroka, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeçovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni e deri te poetët bashkëkohorë nga tërë hapësira shqiptare. Libri hapet me poemën madhore ‘O moj Shqypni’ të Pashko Vasës dhe mbyllet me poezinë ‘Atdheu im’ të poeteshës së re nga Saranda Irena Gjoni.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-03-165-5
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 141 x 214 x 16 mm

Njihu me Autorin

Agim Vinca -

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania