Blije këtë produkt
1000 Lekë

Nata në Sion ( Botuar nga: Toena në 2016 )

Autori:  Anton Gjuravçaj

"Nata në Sion", një rikonstruksion artistik i realiteteve historike të fokusuara në natën e gjatë aziatike mbi kombin tonë dhe pasojat fatale si tjetërsimi deri në bjerrjen dhe humbjen e identitetit apo në turqizim, që kushtëzohet nga pushtimi i gjatë represiv e rrënues në çdo pikëpamje, ku tipare si fryma e stilit përveçësues, teknikat e shkrimit të përdorura jo vetëm janë të konsoliduara si të tilla, porse janë me theks realist dhe surrealist; gërshetimi i tyre pasurohet edhe me elemente të botës së përrallës, të legjendave, gojëdhënave, aq sa të krijohet përshtypja që autori ka njohje të thellë për temën dhe se ka studiuar e përvetësuar, mbase deri në kufijtë e shterimit, gjithçka ka mundur të kërkojë e të gjejë në literaturën historike, kulturore e artistike të periudhës së gjatë, tonën apo dhe të huajën, a në letërsinë gojore të traditave shqiptare, por dhe ato turke për të njohur deri në detaje psikologjinë dhe metodat bizantine të pushtimit e te nënshtrimit të popullit tonë në dinamikën e tyre drejt sofistikimit në Natën e gjatë aziatike.Romanin, përveçse një sukses të ri të autorit Gjuravçaj, do ta quaja edhe si një libër referencial e mjaft aktual.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-205-65-0
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 376
  • Përmasat e librit: 136 x 205 x 23 mm

Njihu me Autorin

Anton Gjuravçaj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania