Blije këtë produkt
700 Lekë

Në kërkim të vetes.. ( Botuar nga: Shtëpa Botuese Fan Noli në 2019 )

Përkthyesi:  Elton Shehu

Një ditë kuptuat se nuk ishit vetja dhe po përjetonit të shkuarën e një tjetri me transferimin e kujtesës... Nuk mbaroi... Kjo kujtesë e transferuar ishte armikja juaj më e madhe dhe donit të arrinit te një e fshehtë... Për më tepër ju nuk e kishit pandehur kurrë që do të shndërroheshit në armikun tuaj. Tashmë armiku përballë, jeni ju para transferimit. Ju trazua mendja apo jo? Të shohim ç'ka ngjarë para se të fillojmë me lojrat e mendjes: E gjitha filloi me ardhjen në Stamboll të Nikola Teslas për një konferencë në muajin shkurt të vitit 1913. Të njëjtën ditë kur Doktori i Mjekësisë Atahunalp Urumgallatllë, i cili kishte ftuar atë, po ecte sipër Haliçes së ngrirë, akulli u thye dhe u zhyt në ujërat e ftohta... Në të njëjtën ditë të vitit 2015 një njeri hapi sytë në një breg të pabanuar. Nuk mbante mend asgjë dhe ishte lakuriq... Kur mbërriti te fanari i detit në majën më të lartë të shkëmbores pas, mësoi identitetin dhe familjen e tij. Emri e kishte Atahunalp Urumgallatllë, familja e tij jetonte në një fermë afër. Kur mësoi nga njëra anë se familja e tij shtatë vetëshe ishte kacafytur me dobësinë e kujtesës, e cila ishte një sëmundje genetike, e nga ana tjetër u përball me çudinë e të paturit një fermë në një vend kaq të shkretë, kuptoi se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse të ndiqte pas të shkuarën e tij. Bukur, ku ishte e shkuara? TE akujt që u thyen në vitin 1913, apo në bregun e pabanuar ku hapi sytë? Në fillim duhet të" gjente se kush ishte ai vetë!

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Shtëpa Botuese Fan Noli (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-251-97-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 520
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Mehmet Mollaosmanoglu -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania