Blije këtë produkt
1200 Lekë

Një apartament Në Paris ( Botuar nga: Bota Shqiptare në 2019 )

Autori:  Guillaume Musso
Përkthyesi:  Nonda Varfi

Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën..." Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t'u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë. Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më pare, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i Hahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t'i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme. Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t'i ndryshojë përgjithmonë. Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshes, t ëbartur nga personaZHe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në boten misterioze të krijimit.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-323-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 424
  • Përmasat e librit: 138 x 205 x 34 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtepia Botuese

"Guillaume Musso konfirmon me një mjeshtëri djallëzore kthimin e librave policorë të trajtuar romanet e tij fundit. Një intrigë e përkryer."

- BERNARD LEHUT, RTL

 

"Një thriller emocionues, i shkruar me shumë sqimë."

- PHILIPPE VALLET, INFO FRANCE

 

"Një ankth i padurueshëm! Sa lexon faqen e pare, nuk e heq dot nga dora. Net bardha pasojnë..."

- MARC Fernandez, Metronews

 

"Një thriller marramendës. Edhe një here, Musso të çorienton dhe mrekullon."

- PIERRE VAVASSEUR, Le Parisien

 

"Krijon po aq varësi sa seritë televizive të mëdha amerikane. Duhet lexuar urgjentisht!"

-VALERIE LOCTIN, Magazine des Livres

 

"Një thriller nuk i ka fare zili mjeshtrit amerikanë të zhanrit. Befasues dhe tronditës."

- ALAIN JEAN-ROBERT, AFP

 

"Psikologji e përpunuar me kujdes të veçantë."

-DIDIER JACOB, I'Obs

 

"Një nga romanet ambicioz tij." "Një hetim intensiv dhe i ftohtë, tërheqës dhe diabolik."

- MARIE-FRANCE BORNAIS, Le journal de Quebec

Njihu me Autorin

Guillaume Musso -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania