Blije këtë produkt
1200 Lekë

Një dashuri dhe shtatë faje ( Botuar nga: Toena në 2003 )

Autori:  Rexhep Qosja

"Një dashuri dhe shtatë faje" është roman për një njëmendësi brutale: për njeriun i cili përpiqet të jetë autentik në kushtet kur atë përpjekje e kthejnë në fatkeqësi të tij; për një ngjarje të madhe, të kundërshtuar me shtypje të madhe, e cila i zbulon njerëzit e vegjël me ide, përcaktime dhe veprime historikisht të gabuara; për një vit të txishtë, të gjatë sa një shekull me ndikim shekullor. Ky është roman në të cilin edhe dashuria bëhet shkak për fajësim të shumëfishuar - roman në të cilin kallëzimi për të fajësuar, për fajësues dhe për dëshmitarë, që nuk ngurrojnë ta përsërisin fjalinë më vetëcenuese të urdhëruar për përsëritje, bëhet dialog me historinë, që fiton dinjitetin e simbolit me kuptim botëror. "Një dashuri dhe shtatë faje" është roman poli-fonik, në të cilin shohim të dëshmuar përvojën e romanit modern dhe postmodern, në të cilin është tejkaluar kronologjia rrëfimtare realiste, në të cilin edhe më dukshëm se fabula e ruajtur, rrëfimin e bëjnë dramatik zërat kundërshtimorë, këndvështrimet e ndryshme të rrëfimtarit, asociacionet e shumta historike, që e thellojnë kuptimisht përmbajtjen dhe, në përgjithësi, procedimet, që e pasurojnë strukturën e tij të përbërë. Ky është roman kuptimesh të fshehura që do të mund të zbulohen nëse lexohet në tërësi.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2003)
  • Botuar në: 2003
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 9992717602
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 504
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 33 mm

Njihu me Autorin

Rexhep Qosja -

Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, është akademik shqipatarë. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania