Blije këtë produkt
1200 Lekë

Një jetë me emocione ( Botuar nga: Uegen në 2019 )

Autori:  Osman Murati

Osman Murati 14 dhjetor 1940 Gurë-Lurë, Dibër Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin 7-vjeçar e të mesëm në Peshkopi. Ka punuar si mësues dhe ekonomist deri në vitin 1965. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deri në vitin 1969. Po atë vit u emërua në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave (më vonë në Akademinë e Shkencavë), si bashkëpunëtor shkencor deri në vitin 1975, vit në cilin u pranua si anëtar i PPSH-së. Në vitet 1975-1976 ka punuar si kryetar kooperative në Bërzhitë të Tiranës. Nga mezi i viteve 1976 dhe më tej ka punuar në organet e pushtetit qendror deri në korrik 1990: drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit, Kryetar i Inpektimit te Shtetit, Minister i Tregtisë së Brendshme, Sekretar i Parë i PPSH-së në rrethin e Dibrës dhe deputet i PPSH-së në Parlamentin e Pare Pluralist të Shqipërisë. Më ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, që nga viti 1993 është shkëputur nga politika dhe ka punuar me biznese privat. Aktualisht është qytetar i lire si pensionist aktiv. Është autor i disa botimeve dhe shkrimeve në shtypin periodik e të përditshëm që nga viti 1970 e deri më tani. Jeton në Tiranë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më Urdhrin "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit I më 13/11/1989 dhe Qytetar nderi i Komunës së Lurës, më 20 maj 2015.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-033-83-3
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 388
  • Përmasat e librit: 170 x 235 x 34 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania