Blije këtë produkt
1000 Lekë

Një shtëpi tepër e qetë ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Jane Shemilt
Përkthyesi:  Jorgji Qirjako

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën. Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre? Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre. Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t'i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara... Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si "trashëgimtarin" e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund. Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur. Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ... A ekziston vërtet një martesë e përsosur?

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-292-12-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 304
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 23 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtëpia Botuese

"Jane Shemilt di të mbajë pezull lexuesin dhe proza e saj elokuente e pikturon përsosmërisht vuajtjen."

Booklist

"Lexo Jane Shemilt dhe përfshirja është e sigurt. Sot trillerat e shkruar nga gratë kanë një armë më shumë, trazirat e shpirtit."

Repubblica

 

"Një Makbeth modern, në botën e neurokirurgjisë dhe shqyrton temat e hakmarrjes, tradhtisë dhe ambicies. Romancierja, Jane Shemilt, është shkrimtare e shkëlqyer."

Kirkus Review

Njihu me Autorin

Jane Shemilt -

Jane Shemilt ka mbaruar studimet për psikologji e fiziologji në Bedford (College, Universitetin e Londrës, më pas për mjekësi, me rezultate të shkëlqyera, në Royal Free Medical School. Falë dhuntisë dhe talentit të saj u diplomua në degën e Shkrimit krijues, në Universitetin e Bristolit. Jane Shemilt ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania