Blije këtë produkt
1200 Lekë

Një tokë e re ( Botuar nga: Botime Pema në 2018 )

Autori:  Eckhart Tolle
Përkthyesi:  Ridvan Bunjaku

Në shumë pjesë të botës po shfaqet një ndjesi e drejtësisë shoqërore, të cilën të parët tanë as që kanë mundur të ëndërrojnë. Nënshtrimi i një race nga një tjetër, dominimi ndaj femrave nëpër mijëra vite të patriarkatit, dhe zhvlerësimi i njerëzve në bazë të klasës shoqërore janë, për një numër në rritje nga ne, makthe të të shkuarës. Njerëzit e orientimeve të ndryshme gjinore e gjejnë veten gjithnjë e më të pranuar thjesht si njerëz. Racat martohen dhe përzihen me gjithnjë e më pak paragjykime. Eshte një vetëdije në rritje e njëshmërisë së brendshme të gjithçkaje që ekziston, kështu që gjithnjë e më shumë po e shohim një vetëdije dhe merakosje të thellë për të afërmit tanë , për kafshët e panumërta që janë bashkudhëtarët tanë, dhe për vetë planetin. Një vetëdije e tille nënkupton se vërtet ka pakësim të egos te një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, dhe në disa pjesë të planetit më shumë se në pjesë të tjera. Ky dobësim i egos shkakton rritje të empatisë dhe dhembshurisë përtej përkatësive fisnore, racore, kombëtare, apo religjioze. Janë ato cilësi që na bëjnë vërtet njerëzorë.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pema (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9951-72-144-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 346
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Eckhart Tolle -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania