Blije këtë produkt
800 Lekë

Nusja e re ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )

Autori:  Alessandro Baricco
Përkthyesi:  Agim Doksani

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile. Dërgon dhurata kaba. Dhe Nusja e pret brënda zakoneve të pacënuara dhe rituale të shtëpisëe, sidomos vaktet pa fund dhe aq të pasura të mëngjesit. Ka në keto orë të dites një eksitim, një gaz, një hare në përpjesëtim të drejtë me ankthin, angështinë e orëve të natës, gjatë të cilave, kështu thote legjenda, burra e gra tëë familjes kane vdekur në vijimësi. Mazhordomi Modesto sillet qark, i përpiktë, për të siguruar ritmet e bashkësisë. Ungji vepron dhe merr vendime pas vellos së nje gjumi që nuk i shqitet për kiamet as gjatë ndeshjeve të tenisit. Babai, i urtë e i patundur, zbret në qytet çdo të enjte. Bija lufton kundër makthit të natës. Nëna jeton në hijen e bukurisë së saj mitologjike. Duket se strumbullari i gjithçkaje është pritja e Birit. Dhe në atë pritje tërë personazhet rreken të shpëtojnë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9994-0-569-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 188
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 13 mm

Njihu me Autorin

Alessandro Baricco - 25 Janar 1958

Alessandro Baricco eshte nje shkrimtare Italian ,drejtor dhe interpretues.Novelat e tij jane perkthyer ne nje shume gjuhe te ndyshme. Aktualisht ai jetone ne Rome me bashkeshorten dhe femijet. Lindur : Janar 25, 1958 (61 vjeç), Turin, Italy Edukimi : Universiteti i Turin Filma : The Legend of 1900, Silk, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania