Librat e shtëpisë botuese

Ombra GVG


Shtëpia e Librit Ombra GVG

Shtëpia e Librit OMBRA GVG, e themeluar në vitin 1998 nga Vasilika dhe Gëzim Tafa, është një ndër emrat e njohur në botimet shqipëtare. Veprimtaria e saj është e mbështetur në disa kolana të letërsisë shqipe dhe të huaj, klasike dhe bashkëkohore. OMBRA GVG përveçse i zgjedh me kujdes autorët dhe veprat e tyre, i përcjell ata në duart e lexuesit nëpërmjet një kujdesi të veçantë profesionale dhe grafike, cilësi kjo që e dallon nga shtëpitë e tjera botuese. Shumë nga autorët dhe botimet e OMBRA GVG janë vlerësuar me çmime të rëndësishme për vlerat letrare, artistike apo veçanësinë grafike.
Shtëpia e Librit OMBRA GVG bashkëpunon dhe realizon shumë botime ne formën e co-edizioneve me shtëpi botuese të njohura në mbarëbotën. Përkthimet nga letërsia e huaj janë realizuar nëpërmjet marreveshjeve me shtëpi botuesi si Feltrinelli, Mondadori, Rizzoli, Einaudi, La Coccinella, EdiCarta group, McRae Books, Cacucci Editore, Gallimard, XO Editions, Stock Editions, Oxford University Press, HarperCollins Publishers, Random House, Hachette Group, Penguin Picador, Faber&Faber, Farrar Straus and Giroux, Hyperion, Warner Books, Bookworn Llc, MIKENA Print, etj.
OMBRA GVG është pjesë e rëndësishme e rretheve intelektuale në trevat ku flitet shqip e më tej. Ne i ofrojmë lexuesit autorët dhe titujt më të zgjedhur nga letërsia shqipe dhe botërore. Botimet me logon OMBRA GVG kanë ndikuar dukshëm në cilësinë e tregut të librit shqip, dhe në afrimin e tij me standartet më të larta evropiane. Edhe në panairet e librit brenda dhe jashtë vendit kjo tipologji spikat dukshëm.

Ky standart është prekur falë kujdesit të çdoditshëm.

Metaphor Visual Studio

Një strukturë integrale e Shtëpisë së Librit Ombra GVG është Metaphor Visual Studio (e njohur si MVSdesign), departamenti i dizajnit. MVSdesign është realizuesi i të gjithë konceptit grafik, dizajnit dhe ballinave të librave, botuar nga OMBRA GVG. MVSdesign ofron shërbime të ndryshme dizajni, si dhe realizon shtypin e tyre. Klientët e MVSdesign janë institucione të ndryshme si organizata joqeveritare dhe institucione shtetërore (ku ndër këto përmendim: Avokati i Popullit; Ministria e Turizmit, Kultures Rinisë dhe Sporteve; UNDP; UNICEF; UNFPA; Co-Plan; Planifikimi Familjar; Partnerë për fëmijë etj.), por edhe biznese private si: Mireli, Ferlat, Ajka, Matrix Construction etj. MVSdesign ka ndërtuar ura të shumta bashkëpunimi me studio dizajni të mirënjohura në Maqedoni, Itali, Angli, Amerikë, Kinë, Taivan etj., me të cilët ka realizuar projekte të ndryshme dizajni. Kreativiteti, eksperienca dhe koncepti avant-garde janë veçoritë dalluese të MVSdesign. Dëshmi e cilësisë së lartë të shërbimeve të ofruara për klientët janë jo vetëm standarti i kopertinave të librave dhe botimeve të OMBRA GVG, (fituese e disa çmimeve për cilësinë e lartë grafike nëpër panairet e librit në shqipëri dhe jashtë saj), por edhe fletëpalosjet, katalogët, posterat, logot, albumet apo realizimi i fushatave të shumta publicitare.

Metaphor Visual Studio mirëpret të gjithë ata që kërkojnë një bashkëpunim të frytshëm dhe vision ndryshe për nevojat dhe biznesin e tyre.

Equinox

Equinox është konceptuar si kolanë më vete, e dedikuar posaçërisht për letërsisë bashkëkohore shqipe në botimet e OMBRA GVG. Nën logon Equinox indentifikohen tituj dhe autorë bashkëkohorë shqiptarë të rëndësishëm. Brenda korpusit të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG, Equinox ka krijuar autoritet dhe profil të rëndësishëm, gjë që është lehtësisht e dallueshme për nga vetë tipologjia e saj. Kjo seri botimi është strukturuar vetëm për prozën dhe poezinë.

Ky identitet i kuruar me kujdes spikat edhe përtej katalogut të botimeve të Shtëpisë së Librit OMBRA GVG.

Shiko librat e botuar

titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 900 810 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 400 360 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 700 630 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 1200 1080 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 1200 1080 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 650 585 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 700 630 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 750 675 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 800 720 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 800 720 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Çmimi: 1000 900 Lekë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania