Blije këtë produkt
500 Lekë

Pas xhamit të dyfishtë ( Botuar nga: Pegi në 2019 )

Përkthyesi:  Agim Doksani

Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera elite, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre, ka nipër të rritur, tashmë të largët. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndiejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tekefundit, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë? "Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë. Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bejmë? [...] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t'i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma ejetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikurje aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: pritpak, këtu nuk ka vend për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-58-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 90
  • Përmasat e librit: 139 x 210 x 9 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtepia Botuese

"Pas xhamit të dyfishtë" është një rrëfim delikat dhe i fuqishëm për faktin që nevoja për lidhje dhe kontakt është dominus i njeriut, deri në fund të jetës së tij.

Corriere della Sera

 

Thoroddsen, tregimtare dhe poete islandeze, ka shkruar një roman të shkurtër dhe të gjallë, një dritare të hapur mbi mendimet e një gruaje që po arrin perëndimin e jetës, por që ka një vështrim të ndritur si agimi.

Io Donna

Njihu me Autorin

Halldora Thoroddsen -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania