Faqja e autorit

Paul Celan


Paul Celan, lindi në Çernovic të Bukovinës (Rumani) në një familje hebreje. Studioi për mjeksi në Tur.
Gjatë luftës humbi prindërit. Nga 1942-1943 vuajti në një nga kampet naziste më të tmerrshme të përqëndrimit, prej të cilit iu dha të arratiset në menyre spektakolare. Fundi i luftës e gjen në Bukuresht. Më 1947 Celani largohet në Vjenë, kurse më 1948, në Paris, ku studion për filologji gjermane. Nga viti 1956, Celani është docent në Sorbonë. I dha fund jetës më 1970 duke u hedhur nga një urë e lumit Sena.
Të gjitha veprat poetike të Celanit (përveç përmbledhjes së parë të botuar në Vjenë) u botuan nga shtëpitë më të mëdha të RFGJ.
Suksesin më të bujshëm e pati libri "Mohn und Gedachtnis" (1952). Ndikimi i Celanit është i madh dhe i tejetshëm. Mund të thuash se me të fillon epoka e re e poezisë së gjuhëve gjermane. Celani ligjëroi me modele metaforike krejtësisht të reja, me strukturë sintaksore krejt të ndryshme: ai çeli një gjuhë të re poetike, çka i mundësoi, si askujt tjetër në poezi, të krijojë imazhin tragjik të shekullit XX, tablotë e rënies së botës, vdekjen e kulturës njerëzore, imazhin e fajësisë së përgjithshme etj.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania