Faqja e autorit

Paul Van Loon


Paul van Loon eshte shkrimtar prej me shume se 30 vjetesh dhe ka fituar shume here cmimet me te rendesishme per letersine per femije. Por krenaria e shkrimtarit jane lexuesit: ka me shume se nje milion lexues, qe i lexojne librat e tij ne shume gjuhe te botes!
Ilustrues, muzikant dhe shkrimtar. Paul van Loon ka Iindur me 17 prill 1955 ne qytetin Geleen, Holande. Pas kater vite leksionesh per t u diplomuar si ilustrues ne Akademine e Arteve ne Den Bosch, vendosi ta linte Akademine dhe bleu nje kitare akustike. Me grupin e tij te njohur muzikor, luajti muzike ne te gjitha anet e vendit. Por meqe e donte shume librin dhe sidomos historite dritheruese dhe jo te merzitshme, Paul van Loon kishte nisur punen per t'u here ilustrues i librave per femije e te rinj. Nisi te shkruante histori per ilustrimet e tij dhe tregimet e para u botuan ne revista te ndryshme. Ne vitin 1983 u botua libri i tij i pare: Ne map te tezes Agate. Pa u vene re, Paul van Loon ishte bere shkrimtar. Por libri qe e beri te njohur, tashme edhe ne bote, ishte Autobusi i dritherimave (1991). Ne vitet e fundit shkrimtari ka marre me shume se 50 000 letra nga lexuesit e tij qe presin cdo vit nje liber te ri nga Paul van Loon. Dhe eshte e sigurt qe shume shpejt, libri behet nje nga me te preferuarit e jurise letrare te femijeve ne Vender e Uleta. Ne vitin 2011, personazhi i Dolfje Weerëolfje, i ideuar prej tij, u zgjodh nga lexuesit si heroi i librit te femijeve. Ky autor ka shkruar mbi 100 libra. Autobusi i dritherimave eshte libri i pare i nje serie qe do te vazhdoje...

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania