Blije këtë produkt
1200 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Paula ( Botuar nga: Dudaj në 2018 )

Autori:  Isabel Allende
Përkthyesi:  Amik Kasoruho

Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj. Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t'i rrijë pranë se bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen", siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim trondites plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e degjon. Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi. Lamtumirë Paula-grua! Mirë se vjen, Paula-shpirt!

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-99943-0-554-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 370
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 20 mm
  • Pesha: 400 g

Njihu me Autorin

Isabel Allende -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania