Blije këtë produkt
1000 Lekë

Përgjigje të Shkurtra për Pyetje Madhore ( Botuar nga: Minerva në 2019 )

Autori:  Stephen Hawking
Përkthyesi:  Blendi Lami

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Minerva (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-265-10-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 268
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

Stephen Hawking -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania