Blije këtë produkt
1200 Lekë

Përtej ( Botuar nga: Ombra GVG në 2018 )

Autori:  Natsuo Kirino
Përkthyesi:  Anisa Trifoni

Romani i Natsuo Kirino "Përtej" tregon një histori rrëqethëse krimi në periferi të Tokios. Katër gra punojnë në turnin e natës në një fabrikë ku përgatiten dhe paketohen ushqime të gatshme. Të ngarkuara deri në fyt me punë dhe me borxhe, të izoluara nga bashkëshortët dhe fërnijët, të gjitha ëndërrojnë të gjejnë një zgjidhje në jetën e tyre pa rrugëdalje. Një nënë e re në kulmin e dëshpërimit vret bashkëshortin e saj imoral dhe kumarxhi dhe i rrëfen krimin njërës prej kolegeve të saj, Masako Katorit. Masako e ndihmon shoqen e saj duke kërkuar ndihmën e shoqeve të tjera që të copëtojnë trupin dhe të zhdukin provat pa lënë asnjë gjurmë të viktimës. Kur policia zbulon disa pjesë të trupit, problemet ndërlikohen edhe më shumë. Katërgratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. Romani merr një kthesë të papritur tensionuese kur katër gratë vihen në shënjestren e pamëshirshme të pronarit të një klubi nate, të cilit policia i ka ngarkuar krimin. Për shkaktë tyre ai ka humbur gjithçka dhe tani është i etur për hakmarrje. "Përtej" është një thriller psikologjik që zbulon skutat më të errëta të shpirtit njerëzor, një përkujtues turbullues që dëshira e dëshpëruar për liri mund të bëjë edhe njeriun më të zakonshëm të bëjë të paimagjinueshmen. Natsuo Kirino, e quajtur ndryshe si "mbretëresha e romaneve të krimit japonez" zotëron me mjeshtëri humorin e zi në këtë narratim gozhdues por edhe kompleks, e cila kombinon një vështrim bindës në botën e hikshme të jakuzës me një portretizim të shkëlqyer të psikologjisë së krimit të dhunshëm.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 241 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 560
  • Përmasat e librit: 145 x 225 x 43 mm

Njihu me Autorin

Natsuo Kirino -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania