Blije këtë produkt
800 Lekë

Pesha e Dashurisë ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Sara Stridsberg
Përkthyesi:  Sokol Demaku

Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dale prej spitalit për një kohë të gjatë, aq sa e bija, Xheki, do të kalojë një pjesë të madhe të adoleshencës brenda kangjellave të ndërtesës, midis mjekësh antikonformistë dhe pacientësh me një marrëzi joshëse: mjekë si Eduard Uintersoni, që i nxjerrin të sëmurët natën nëpër qytet, të bindur se vetëm mes njerëzve, ata mund të bëhen sërish të njerëzishëm! Pacientë si Sabina, me të cilën bien në dashuri të gjithë, të shëndoshët dhe të sëmurët. Historinë e Beckombergut, të Suedisë në mirëqenie, të raportit të brishtë dhe kurrë të thjeshtë midis sëmundjes dhe shëndetit, e rrëfen Xheki. Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme. Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-292-10-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 258
  • Përmasat e librit: 143 x 206 x 20 mm

Komente editoriale

Komente nga Autorë të ndyeshëm [Shtëpia Botuese]

Pak shkrimtarë suedezë kanë një zë të tillë të dallueshëm si Sara Stridsbergu. Ligjërimi i saj lë gjurmë edhe në qëndrimin ndaj njerëzve që përshkruan. Një qëndrim lirik dhe elegant, që krijon empati ndaj ngjarjes dhe personazheve.

 

Lennart Bromander, Arbetarbladet

 

Pesha e dashurisë është një roman i komplikuar... Por, në të njëjtën kohë, romani përshkruan gëzimin e jetës ai është një libër për dashurinë në forma të ndryshme. Në fund të fundit, Stridsbergu shkruan për dashurinë për njeriun dhe disa nga portretet e romanit janë të

paharrueshme. Guxoj të them se ky është romani më i fuqishëm i Sara Stridsbergut deri më sot dhe ky nuk është një pretendim pa peshë.

 

Clemens Altgard, Skanska Dagbladet

Njihu me Autorin

Sara Stridsberg -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania