Faqja e autorit

Petraq Zoto


Pretraq Zoto lindi në Ziyisht të Devollit më 20 dhjetor 1937 dhe u nda nga jeta në 6 shtator 2015. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi. Një kohë ka qenë mësues në Devoll e në Korçë, pastaj drejtoi Pallatin e Kulturës të Korçës dhe teatrin "Andon Zako Çajupi". Për 10 vjet kryesoi degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Korçës. Prej vitit 2000 jetoi në Tiranë. Në vitet 2001-2005 punoi në shtëpinë botuese "Mësonjëtorja e parë", redaktor i botimeve letrare.
10 nga librat e tij janë vleresuar me çmime kombëtare, ndër to romani "Burimi i drerit" me cmimin "Penda e argjendtë" në vitin 2000 dhe cmimi "Orët"për romanet fantastike, viti 2006.
Botime për fëmijë e të rinj
Libra me tregime:
Mësuesi im i parë; Ndërgjegjja; Tregimet e një nxënësi; Mëngjesi i përflakur; Dy buzëqeshje; Gjahu i së dielës; Tregime të zgjedhura.
Romane:
Verka; Dhe ditët që vijnë; Kali fluturues; Bishti i dhelpres; Burimi i drerit.
Botime për të rritur
Libra me tregime: Dritat nuk u shuan; Taksia u ndal te kthesa; Kumbimi i një krisme; Bredhi i gjelbër; Nesër bëhet vonë; Universi njeri; Enigma e një ftese - tregime të zgjedhura;
Vetëm veten jo.
Romane:
Genta; Vetja tjetër; Dashuri e ndërprer.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania