Faqja e autorit

Pjetër Bogdani


Pjetër Bogdani (Gur i Hasit, 1625 - Prishtinë, 1689) njohur në italisht si Pietro Bogdano, ka qenë prift, ipeshkëv i Shkodrës, arqipeshkëv i Shkupit, shqiptar nga Hasi. Është autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve (lat. Cuneus Prophetarum), 1685, e para vepër në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.
Lindi në Gur të Hasit, afër Prizrenit, i biri i Tadé Bogdanit dhe i një bije Mazrekësh[3]. Vendndodhja e fshatit nuk dihet, por Elsie ka propozuar fshatrat Gjonaj dhe Breg Drini në rrethinat e Prizrenit.
Sipas njoftimeve të lënga nga nipi i tij, Dom Gjon Bogdani merret vesh se ungji André e kishte zgjedhur Pjetrin qysh të vogël, si djalë të vitin që të shërbente në meshë, në kishën e Hasit. Më pas qysh në moshë të njomë ungji e çoi nipin e tij te kolegji i françeskanëve në Çiprovec, sot në Bullgarinë veri-perëndimore. Dihet me siguri që më 1642 u përcoll nga ungji André në Romë. Vijoi studimet e larta në kolegjin e Loretos, ku gjeti edhe bashkëkombas të tjerë si Martin Kryeziu, Gjurë Gallata, Kolë Vladanji e Marin Spica. Më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Pranverën e 1651 mori doktoratën në teologji me brohoritje të të gjithëve.
Pas një qëndrimi rreth nëntë vitesh në Itali, Bogdani u kthye në atdhe dhe pati si fushë veprimi misionin e Gashit në Ipeshkvinë e Pultit.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania