Blije këtë produkt
700 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Princi ( Botuar nga: Botime Pema në 2017 )

Përkthyesi:  Elvi Sidheri

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Prinri, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja e tyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që - një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemër një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra une që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga une falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që une, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse une kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepër, dhe që veçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme"

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pema (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9951-721-03-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 152
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 10 mm
  • Pesha: 200 g

Njihu me Autorin

Niccolo Machiavelli -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania