Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Prishtina ( Botuar nga: Onufri në 2018 )

Autori:  Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit. Një pikturë abstrakte, e cila dikur rrinte varur në murin kundruaË derës së apartamentit, kishte shkarë në një krah, vijat dhe ngjyrat kishin dale nga ideja e autorit, kishin shpërthyer kornizën dhe kishin krijuar një pamje apokaliptike, që mbushte dhomën me një mase" të shpërbërë. U ula në kanape dhe për një kohë shikova pikturën, pastaj nxora nga valixhja tre libra të rrri dhe i vendosa sipër librave të tjerë, në një cep të dollapit me xhama të thyer. Kostumet, këmishët dhe kollaret i vura në dollapin e dhomës së gjumit. Aty errësirës së kalamendur i vinte erë vjetërsie, qendra e rëndesës kishte ikur që andej dhe nëpër ajrin e dhomës shëtitnin ca hije të pluhurosura. Më pas u ktheva sërish në kanape dhe për më shumë se dy orë mendova për ca rreze dielli të lumtura që hynin nga dritarja e madhe dhe e kthenin dhomën në oazë qetësie. Ajo pasdite qershori erdh e freskët, me një pikërrimë shiu dhe me ca re të bardha që dyndeshin nga një anë e qiellit në tjetrën. Kostumit gri dhe këmishës së bardhë i vura një kollare më'ndafsbi të kaltëreme, me ca dredhka të vogla blu të errët dhe me një karficë të praruar në mes. Përbalië pasqyrës së veshur me një shtresë" pluhuri qëndrova fare pak, vetëm sa për të parë imazhin tim atje matanë, disi të hollë dhe të nëpërdukshëm. I buzëqesha vetes shkurt, anash dhe kalimthi. Ndihesha si hije që rri pezull, që bredh nëpër hapësirë dhe kërkon një vend ku të bëhet materie, gjësend i botës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-261-31-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 336
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 20 mm
  • Pesha: 480 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania