Blije këtë produkt
900 Lekë

Problemi Spinoza ( Botuar nga: Morava në 2012 )

Autori:  Irvin David Yalom
Përkthyesi:  Agim Doksani

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç: familja e tij, që është me prejardhje portugeze, i shpëton inkuizicionit dhe gjen strehë në Holandën më tolerante. Djaloshi Baruk është fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurën pa pikë ceni, sytë e mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi. Fshehurazi, Bentoja studion gjuhën dhe idetë e Aristotelit e të filozofëve të mëdhenj grekë në akademinë e Franciskus van den Endenit, një burrë elegant që kishte parë botë me sy, atë botë të jashtme, aq të urryer për bashkësinë hebraike. Madje Van den Endeni, për sikletin e madh të Spinozës, ia besoi një pjesë të mësimdhënies së bijës, Klara Marisë, një vajzë me qafën si mjellmë dhe buzëqeshje joshëse, që aq keq ia trallisi mendjen Barukut, sa i ngjalli mendime të përlyera dhe dëshira që s’t’i nxë goja t’i thuash brenda mureve të bashkësisë. S’do shumë mend pë ta kuptuar si i shkoi filli këtij edukimi filozofik dhe sentimental: mendimtari i ri u shkishërua dhe u shtrëngua të bëjë një jetë vetmitare, në zgrip, që gjithsesi do të nxjerrë në dritë vepra, që, për nga thellësia dhe dramaticiteti, i kanë shoqet e rralla. Vepra, që treqind vjet më vonë e trazuan ligsht mendjen e “arianit” Rozenberg, që u bë një ndër themeluesit e partisë naziste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hitlerit: vërtet Baruk Spinoza, ky njeri që i përket një race që s’duhet të bëjë hije mbi dhé, arriti të shtjellojë një mendim filozofik kaq të kthjellët dhe gjenial? Apo ndoshta sekreti i gjenialitetit të tij nuk qëndron te mendja, por gjetiu? Mos ndoshta në bibliotekën e vogël vetjake, në të cilën lufta i jep mundësi të rrëmojë? Pasi hulumtoi fantazmat e mendjes së Niçes dhe Shopenhauerit, Yalom-i hedh dritë mbi jetën misterioze e plot kundërshti të Baruk Spinozës në Amsterdamin e shekullit XVII dhe ankthbrerjen për veprat e tij në Gjermaninë antisemite të shekullit të shkuar. Irvin D. Yalom jep psikiatri në Universitetin e Stenfordit dhe jeton në Palo Alto, Kaliforni, ku punon si psikiatër. Ka shkruar vepra të shumta dhe bestseller ndërkombëtarë, si Kura e Shopenhauerit dhe Kur qau Niçja.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Morava (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-120-90-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 397
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 30 mm

Njihu me Autorin

Irvin David Yalom -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania