Blije këtë produkt
2000 Lekë

Rendi Global dhe Shteti-Komb ( Botuar nga: Mileniumi i Ri në 2018 )

Autori:  Rexhep Meidani

Mbështetur fuqishëm mbi Urinë, mbi këtë kolonë bazike, në përpjekjet për nxjerrjen në pah të dinjitetit të njeriut, në respekt të lirisë dhe të drejtave të tij, tëe identiteteve të ndryshme, kulturës, gjuhës, traditës, etj., mund të arrihet të ndërtohet një rend i ri botëror i pavarësi-ndërvarësisë dhe i shumëllojshmërisë kulturore e pasurisë gjuhësore. Krahas zhvlerësimit në vazhdimësi të t(kurtheve" të shtetit-komb, ai mund të jetë dhe rendi i një ideologjie të përbashkët si ajo e lirive dhe të drejtave të njeriut, por dhe i një ekonomie morale tregu, një ekonomie metakapitaliste mjaft më sociale. Është pikërisht ky rend i ri që mund të vendosë në qendër të tij qytetarin global, të lirë, të barabartë e me dinjitet, që, pavarësisht përkatësisë së tij (etnike, fetare, kulturore e racës), të mund të deklarojë në ço çast dhe në çdo vend: Civis sum! (Unë jam qytetar!). Është pikërisht ky rend "atomik" i qytetar i të lirë e sovran, pavarësisht origjinës e përmasës konkrete të përkatësisë së tij kombëtare, që do të duhet të mishërojë të ardhmen e afërt të shoqërisë njerëzore, vetë ëndrrën e barazisë njerëzore dhe të lirisë, pra dhe rendin e vërtetë botëror, që duhet të konceptohet e të ndërtohet me një permbajtje të tillë. Por arritja e këtij niveli të zhvillimit njerëzor nuk duket aq i lehtë, për aq kohë që vetë rendi botëror akoma dhe aktualisht, me gjithë gërryerjen graduale, në kushtet e reja globale e hapësinore-kohore, vazhdon të konceptohet dhe të funksionojë si një rend i shteteve-kombë. Ky është dhe "kurthi" gati 400 vjecar që ky shtet-komb na ka ngritur, madje duke vazhduar të mbijetojë me konservatorizëm deri në ditët tona. R. Meidani

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Mileniumi i Ri (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-174-50-5
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 596
  • Përmasat e librit: 170 x 245 x 35 mm
  • Pesha: 1100 g

Njihu me Autorin

Rexhep Meidani -

Rexhep Qemal Meidani ose Mejdani lindi më 17 gusht të vitit 1944 në Tirane, është politikan shqiptar, ish president i Shqipërisë. Diplomoi në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania