Blije këtë produkt
600 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Rojtari i fundit ( Botuar nga: Pegi në 2018 )

Autori:  Gaelle Josse
Përkthyesi:  Lorena Dedja,

Nju-jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhoni Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qender, nis të mbajë një ditar. Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë me dallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Dalëngadalë, na shfaqen personazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi, bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja, me një të kaluar të çuditshme. Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimesh e kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungerez, një shok fëmijërie në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot shpresë për një jetë më të mirë. Do të pranohen apo jo në Amerikë: fati I tyre varet nga përgjigjet që japin në një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi. Në fakt, Miçëlli, funksionari i zellshëm, mban në dorë çelësin e jetës së tyre. Kjo është historia e tij: një histori që vjen nga e kaluara t'i kafshojë dorën me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-16-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 144
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 8 mm
  • Pesha: 200 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania