titleToAlt
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve 60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim, gjithçka është idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si edhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzënia e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pa-kontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harrietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballur me një nën-kontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kate Brown, po përballet për herë të parë në njëzet vjet me idenë e të qenit vetëm. Fëmijët e saj janë rritur, burri i saj, një neurolog i suksesshëm, do të punojë për disa muaj në një spital amerikan larg saj. E ndikuar prej tij, për të filluar një punë, ajo e gjen veten duke punuar si përkthyese për një konferencë ndërkombëtare mbi ushqimin, duke u shndërruar në një nënën zëvendësuese për të gjithë delegatët. Më pas fluturon për në Turqi për një tjetër konferencë, e më pas në Spanjë, ku nis një marrëdhënie dashurore me një burrë më të ri. Por asgjë që ajo bëri, nuk ngjan me atë çka kishte pritur dhe kjo verë e eksplorimit, lirisë dhe vetë-zbulimit, gjatë së cilës ajo i refuzon stereotipet e feminitetit, ashtu si rrobat e saj konvencionale nuk i përshtaten më, ajo çfarë Kate zbulon në këtë kohë krize e shkreton dhe e shokon kur vendoset ballë për ballë me veten e saj të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania