titleToAlt
Silvia dhe Gabrieli takohen ne pranvere, atehere kur rrobat jane te lehta dhe jeta neper rruge lulezon, entuziaste qe iku edhe nje dimer tjeter. Hera e pare qe ai e pa, ishte marramendese. Ajo nuk eshte nje bukuri absolute, e papritur, verbuese; eshte bukuria sipas konceptit te tij mbi bukurine. I mjaftuan vetem pak fjale per te humbur mendjen: te zbulosh se ne bote ekziston dikush me te ciin kuptohesh fluturimthi, pa u sforcuar, eshte nje mrekulli e vogel, ndihesh me pak i vetmuar. Jashte eshte bota me zhurmen dhe veshtiresite e saj, por kur ata jane se bashku ne apartamentin e tij, ka vetem magji: bejne dashuri, flasin, jane te sinqerte, heshtin per ta disiplinuar lumturine e tyre. Deri kur flluska çahet dhe fillojne te shfaqen dilemat. A mundet vertet dikush ta ndaloje jeten e tij per nje pushim? Ndoshta njerezit qe takojme na sherbejne per te kuptuar se cilet duhet te behemi ne te ardhmen dhe se gjerat e rendesishme fillojne atehere kur gjithçka duket se ka marre fund. Ky liber rrefen nje histori dashurie, por edhe me teper se kaq. Ndjenjat shpalosen ne te gjitha nuancat dhe pengesat e tyre te vogla, me thjeshtesine dhe saktesine qe e bejne Fabio Volo -n nje autor unik dhe shume te dashur jo vetem per lexuesit italiane, por edhe me gjere. Ne sfondin e nje narrative qe te mban pezull deri ne faqen e fundit, qendron dilema e zgjedhjes gjithmone e me te veshtire, midis "ne" dhe "une", midis sakrificave qe bejme per permbushjen tone personale dhe atyre qe jemi gati te bejme per nje njeri tjeter, per çiftin ose familjen. Dallimi midis permasave te lumturise vetjake dhe lumturise se perbashket.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Bija e fatit është historia prekëse e Eliza Somersit,një gruaje të re që jeton midis dy kulturave dhe i hyn një rruge plot aventura.Si fëmijë i gjetur kilian,e rritur nën mrojtjen e një familjeje angleze në Valparaizo ,ende pa mbushur mirë të shtatëmbëdhjetat,përplaset me të papriturat e një bote të pamëshirshme.Kërkimet për të dashurin,i cili nuk i rezistoi dot tundimit të dehjes nga ri kaliforian ,e kthejnë vajzën e papërvojë në një grua të vetëdijshme dhe në fund të odisesë,Eliza është fare pranë vetvetes.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një senspaqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar. “Një zemër kaq e bardhë” është një citim nga “Makbethi”. LadyMakbeth, pasi mori vesh për vrasjen e mbretit Dunkan nga i shoqi, i drejtohet me këto fjalë: “Duart e mia janë si të tuat, por kam turp të kem një zemër kaq të bardhë”. Dhe një zemër të bardhë ka jo ai që është i pafajshëm, por ai që nuk është infektuar nga fjalët dhe fajet e të tjerëve. “Zbulova, (po vetëm pasi e përfundova të gjithin), se “Një zemër kaq e bardhë” fliste për sekretin dhe rehatinë e mundur, të joshjes e nxitjes, për martesën, përgjegjësinë e dikujt që ka mësuar diçka, mundësisë për të mësuar dhe pamundësisë për të injoruar, për dyshimin, për të folurën dhe heshtjen.”
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare ? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut ?I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta,i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. Sa të lumtur ishim, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja. Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t`u shkosh në origjinë.Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me  Prada" .Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën  një milion vajza do të vrisnin për ta pasur,punën me Miranda Prestlin te revista Runway, një ëndërr që u shndërrua në makth. Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë.Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medies, me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e medieve sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër. Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese... dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë as burri i saj apo karriera e shtrenjtë nuk është ashtu siç duket. Nuk do t'i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të  Djallit , dora vetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Përvoja na ka mësuar që shpesh njerëzve u mbetet hatri për një çast, por zemrave asnjëherë. Kjo sepse kodin e trokitjes së një zemre që e do dhe të do, e njeh vetëm zemra tjetër, ajo që ndoshta e ke lënë dhe pa gjumë!... Mund të them me siguri se vargjet tek Selvi, nuk  qëmtohen , nuk sajohen e kurdisen, por rrjedhin krejt logjikshëm." Ndiej buzët e tua mbi buzën time, ngrohtësinë e puthjeve mbi lëkurën time, ndiej afshin e ngrohtë të frymës tënde, përkëdheljet e tua, që përshkojnë çdo vatër të trupit dhe qënies sime.-Agim M. Doci
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bet Robinson, një njëzet e shtatë vjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme. Pasi lë mënjanë kostumet dhe këpucët e sheshta, në ekuilibër të plotë mbi një palë taka, shumë shpejt Beti bëhet një nga më të mirat në fushën e vet, e vëmendshme ndaj çdo detaji dhe e aftë të plotësojë çdo lloj teke. Por një mëngjes, pas një feste, e gjen veten në shtratin e donzhuanit më të kërkuar të qytetit, Filip Ueston. Karriera është shumë e rëndësishme, por jeta e saj personale po merr të tatëpjetën.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Më bëri aq shumë për vete, saqë m'u desh të shtiresha sikur isha sëmurë, për t'ia kushtuar gjithë kohën time"-Esther Freud. Alisa Raikes i hipën një treni në Kings Cross për të shkuar tek e motra në Skoci. Orë më vonë aksidentohet në një rrugë plot trafik të Londrës dhe e çojnë në spital në koma. Kë apo çfarë pa në Edinburg, që e bëri të kthehej aq rrufeshëm?Mos vallë aksidenti ishte një tentativë për vetëvrasje?Po familja e saj, që po e pret në këmbë të shtratit të zgjohet, çfarë duhet t'i fshehë saktësisht?Duke u endur nëpër shtresa të ndryshme të kujtesës, Alisa dëgjon bisedat dhe fillon të mbledhë kujtime të së kaluarës dhe të një dashurie të ndaluar rreptësisht kohët e fundit. E pamundur ta lëshosh nga dora këtë libër të shkruar aq bukur është kënaqësi të kesh mundësinë ta shijosh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkoliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime. ROZI XHARMANI i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë. Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty. “Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.” JOHN BOYNE “Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.” JILL MANSELL “Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.” Australian Woman Weekly
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur së Spartak Kangonit, i mbiquajtur "Korsari’, për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe të anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën. Por për Lenën, bashkëshorten e tij, tashmë tetëdhjetë vjeçare, gjëja që ka më shumë rëndësi është të shpëtojë nga ankandi ku po shiten pasuritë e familjes, një karficë në formë trëndafili të cilin ajo e konsideron si fatndjellëse. Dhe ndërsa lufton për ta shtënë sërish në dorë xhevahirin e çmuar dhe për të shpëtuar fatet e familjes, ajo përjeton edhe njëherë gjithë historinë e saj, që nga vitet '30 deri në ditët tona.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror. Hija e një incesti, krijimi i një perandorie të madhe industriale, ngjyrimet e përgjakura të luftës, bota vezulluese e modës, plogështia e sensualitetit dhe të fshehtat e patreguara të njerëzve të pushtetshëm - këto janë pjesët përbërëse të këtij romani të dhunshëm e romantik, që e josh lexuesin dhe e përfshin në thellësitë e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Trashëgimtari i fundit i njërës prej familjeve më të vjetra siçiliane, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, thirret nga të gjithë si "Baroni". Shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ai ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka që shkëlqen është e vërtetë. I përfshirë në bizneset e princërve të naftës, mes njerëzve më të pushtetshëm të botës, historia e tij kapërthehet me atë të tre grave shumë të bukura e të largëta njëkohësisht. Një roman i madhërishëm dhe i pazakontë në një botë ku pasuria dhe prestigji vlejnë më shumë se jeta vetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkojnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. Nga prindërit ka mësuar të ruajë dinjitetin e saj dhe të kërkojë të drejtat në një shoqëri ku më dobëtit pësojnë shpesh padrejtësi. Ndërkaq kohët ndryshojnë me shpejtësi: janë vitet e bumit ekonomik, të revoltave, vitet e errëta të terrorizmit, në një Milano ku ndërthuret politika me biznesin. Liliana djeg etapat: një sukses i jashtëzakonshëm në jetën e saj profesionale, një martesë e mrekullueshme me një burrë të dashur, të kuptueshëm dhe pastaj fundi i karrierës së saj të gjatë. Edhe një herë një formulë që të siguron fitoren dhe shumë vullnet për t'ia dalë mbanë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur "Mjellma e Zezë", i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t'ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. E kaluara e tyre ka ecur përmes historish të ndryshme dhe është e mbushur me sakrifica, suksese dhe dështime. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr, kalon përmes një beteje rraskapitëse. Ky roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura, ka fituar çmimin "Selezione Bancarella", 1987, dhe ka frymëzuar serialin televiziv që mban të njëjtin titull.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
"A ekziston 'përgjithmona'?" më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm 'përgjithmona'”, të isha përgjigjur.Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre.E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri?Po kush është Zoti? Një rrugëtim i brendshëm, që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës. Me këtë roman, autorja e "Thuaji zemrës po" na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të kumbojnë sërish telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende. Nuk shpjegoi gjithashtu se motrat ishin midis krerëve opozitarë kundër diktaturës së gjeneralit Rafael Leonida Trujillo. Dhe nuk kishte përse ta bënte këtë. Të gjithë i njihnin Las Mariposas(Fluturat). Në këtë roman të jashtëzakonshëm, zërat e katër motrave (Minervës, Patrias, Maria Teresës dhe të mbijetuarës, Dedesë) flasin përmes dekadave për të rrëfyer historitë e tyre, nga kordelet e flokëve dhe sekreteve të fshehura, te kontrabanda e armëve dhe torturat e burgut dhe për të përshkruar tmerret e përditshme të jetës nën sundimin e Trujillo-s.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.Për gratë e romanit të ri dhe jashtëzakonisht të bukur të Candace Bushnell-it, ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë ndodhet në qendër të jetëve të tyre, që ato i kanë ngritur me aq kujdes apo që shpresojnë t’i ngrenë. Kemi aty Shifer Dajmondin, një aktore dyzet e pak vjeçare, që dëshmon në mënyrë energjike se gratë me stil mbeten me të vërtetë gjithmonë të reja. Kemi Lolën e llastuar dhe me vetëbesim të madh, që është e vendosur ta fusë veten në shoqërinë e lartë dhe në krahët e burrit të duhur e që kapet me thonj e me dhëmbë pas asaj ndërtese. Analiza është bashkëshortja e një menaxheri të lartë të një kompanie investimesh, si dhe një personalitet shoqëror disi ngurruese, ndërsa Mindi idhnakja është martuar me një shkrimtar jo shumë të botuar dhe ka qenë ajo shtylla e familjes për një kohë tepër, tepër të gjatë. Është gjithashtu edhe Enida, zonja e madhe magjepsëse dhe gazetare thashethemesh, që ka jetuar në pallatin nr. 1 të Bulevardit të Pestë për dekada të tëra dhe nga panorama që hapet prej apartamentit të saj në katet e sipërme sheh gjithçka që është për t’u parë.I studiuar nga afër dhe me një mendjemprehtësi të pamëshirshme, “Bulevardi i Pestë” është një histori moderne e parellinjve të rinj e të vjetër, e politikave seksuale, vjedhjeve të pasurive të patundshme apo pasurive të fituara dhe të humbura brenda ditës. Një libër i shkëlqyer dhe origjinal, që tregon se askush nuk mund ta paraqesë Nju-Jorkun ashtu si Candace Bushnell.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si vetë qyteti i Nju Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj "Mëndafshi francez" që prodhon të brendshme grash në një sukses të përbotshëm. Por një ditë, një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse. Ndihmës prokurori i qarkut Robert Kesidi e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por, as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr. Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë... 600 faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie që lexohen me një frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju Jorkut.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Libri “Plani i fshehtë MekKormak”, i llojit aventurë dhe dramë është shkruar nga autorja Catherine Marshall. Kur babai i Tessa-s, personazhi kryesor, shkrimtari Alex MacCormack, e dërgon atë në Jug të Francës për të mbledhur materiale për librin e tij të ardhshëm, ajo gëzohet shumë. Perspektiva e diellit të Mesdheut është joshëse dhe me atë entuziazmin e saj,Tessa i kushton pak vëmendje paqartësisë së babait lidhur me të zotin e shtëpisë, me emrin Grant Sullivan. Gjithsesi, që në çastin kur mbërrin në Nice dhe takohet me Grantin, ajo është e ndërgjegjshme se s'do të ketë gjëra të zakonshme atë stinë vere. Lidhja e tyre romantike thellohet, por Tessa kupton se do të përballet edhe me gjëra djallëzore, përveç faktit se do të bjerë në dashuri. Ngjarjet zhvillohen në Europë dhe shtrirja gjeografike do ta bëjë më interesante aventurën.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania