titleToAlt
Për dashurinë që vdes, flasin ata që e kanë humbur atë, por edhe ata që e jetojnë ende. Të parët flasin për diçka që ka ndodhur, kurse të dytët e bëjnë këtë gjë nga frika e humbjes së saj. Po Denisi ku bënte pjesë? Në të parën apo në të dytën? Në fakt, as në të parën dhe as në të dytën. Sepse në rastin e tij nuk mund të flitej për një dashuri që vdes, ndërkohë kur dashuria tek ai nuk kishte lindur asnjëherë. Ai kishte humbur thjesht Silvian, trupin e saj. Nuk kishte humbur as dashurinë e Silvias për të, as dashurinë e vet për Silvian. Dashuria mes tyre nuk ekzistonte jo më tani që ishin ndarë, por nuk kishte ekzistuar asnjëherë më pare. Njeriu nuk mund të humbasë diçka që nuk e ka patur. Dy njerëz kurrë nuk mund ta bëjnë një botë të tërë të ndjehet e lumtur, por kur dy njerëz janë të lumtur me njëri-tjetrin, ata mendojnë se e gjithë bota është e përfshirë në këtë lumturi. Dashuria e vërtetë nuk është si një fije bari, që sot bleron e nesër thahet. Ajo nuk është as si një lule, sado e bukur që të jetë, që sot shkëlqen e nesër vyshket. Dashuria e vërtetë është si një pemë e madhe me rrënjë të thella, të ngulura fort deri në skajet më të largëta të shpirtit dhe të trupit, atje ku nuk arrin dot asnjë ndjenjë tjetër veç dashurisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te" punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj... Natasha... Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin... Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në Ahiska, në një zone të Gjeorgjisë, nën hijen e Luftës së Dytë Botërore, jetonin njerëz me përkatësi të ndryshme etnike si armenë, hebrenj, gjeorgjianë dhe turq. Ndërkohë përjetohen ngjarje dhe zhvillime krejt të reja në qendër të miqësisë së Omerit dhe Nikës së vogël. Këto miqësi ndërpriten në një formë tragjike pasi në një natë më shumë se njëqind mijë njerëz merren nga fshatrat e tyre me anë të ushtarëve të armatosur dhe syrgjynosen në Azinë e Mesme me vagonët e transportit. Gjatë udhëtimit të vdekjes që zgjati për 40 ditë me radhë rreth tridhjetë mijë njerëz humbin jetën për shkak të urisë, të ftohtit dhe sëmundjeve. Vepra me titull "Nën hijet e shelgjeve vajtuese" nuk nxjerr në dritë veçse miqësitë, luftën dhe syrgjynosjen, por edhe fluidin e përballjes së njerëzve me idealet e tyre, për hir të të cilëve sakrifikojnë jetën. Në këtë roman të shkruar me stil dhe shije të hollë artistike të autorit Firat Sunel, do të gjeni jetesën përrallore karakteristike të shumëngjyrshme dhe të mbushur me konflikte, po ashtu edhe dashuritë e mbetura për gjysmë të Kaukazisë dhe gjithë gjeografisë së rajonit duke nisur nga mali Kaf deri në Petrograd që ndezi shkëndijën e parë të Revolucionit Bolshevik, nga Lufta Civile Ruse e deri në" Svanetja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur t’u afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: “Shikoje pjeshken time”. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje m’u duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare? Lizi nje vajze qe jetonte nje New York, por qe deshiron te ike ne jug te amerikes, gjate rruges, ne treg ndodh diçka e papritur pasi te gjithe njerezit e “bardhe” akuzojne nje “zezak” per perdhunim ndaj saj. Asaj nuk I intereson kjo histori, por thjesht do te vazhdoje jeten e saj siç e deshiron, por policia kembengul per deshmine e saj, por si do te jete ajo? A do tregoje te verteten apo jo? A mund te korruptohet Liza? Çfare ndodh me zazakun e akuzuar? Nje liber qe te mban ne ankth deri ne fjaline e fundit, per me shume ju ftojme te lexoni librin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kamila qëndronte para pasqyrës duke u krehur dhe duke vështruar me vëmendje figurën e saj. Dukej si gjithmonë, përveç të kuqit të fortë ngjyrë pjeshke të faqeve. Ajo përpiqej të gënjente veten duke e përligjur këtë të kuq me nxehtësinë e oxhakut dhe jo me emocionin, teksa kujtoi natën e kaluar në shtrat me Zakun. Epshi për njëri-tjetrin ishte i pashuar. Ajo natë në Jut u zbeh e u venit para lumturisë që kishin provuar vetëm disa orë më parë. Vajza filloi të qante me ngashërim. Ajo ndodhi mbrëmë, ndërsa sot, në dritën e qartë e të pamëshirshme të ditës së re, e kuptoi se s'kishte ndryshuar asgjë. Gjithsesi Zaku nuk e dashuron. Po pse dreqin trupi e kishte tradhtuar aq keq? Kamila donte ta urrente, ta përbuzte Zakun, por kur kujtoi duart dhe buzët e tij, me ç'mjeshtëri luanin ato në trupin e saj, si në një instrument të akorduar mirë, e pushtoi përsëri një dëshirë e zjarrtë për prekjet, përkëdheljet dhe puthjet e ti
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A e kish zotëruar Llaki këtë grua më parë? Jo, si zor. Përndryshe , do ta dinte si të sillej me të: të nxitonte apo të vepronte ngadaleë. I erdhi keq që nuk i mjaftonte koha për të prekur në xhep prezervativin dhe ta vishte atë. Instikti i thoshte se duhet të priste fare pak, por nuk ishte në gjendje t’i kundërvihej epshit të fortë e përcëllues,- dhe u hodh drejt lirimit të ëmbël. I bëhej sikur përsëriste “Me fal, më fal”, pa e kuptuar fare përse po i thoshte këto fjalë. Llaki po e shtrydhte femrën në krahët e tij, e shtypte atë nga sipër , e ledhatonte me dorën me përvoje, dike e zgjatur organin e tij thellë e më thellë. Ai donte ta zgjaste kënaqësinë,-ishte kaq e mbrekullueshme,- por ai nuk ishte në gjendje ta largonte castin e ekstazës, i cili e përfshiu, e shkundi dhe e zbrazi atë... Fuqitë e lanë Llakin. Qe shtrirë me kokën e përkulur në gjoksin e saj, duke vazhduar t’ia puthte majat e gjinjve dhe prekur me butësi me dorë qimet e lagura gjithë dredha mes kofshëve të saj poshtë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman që autorja ia kushton lexuesve që e kanë ndjekur fatin e Kinsterëve që në shfaqjen e tyre të parë dhe fton lexuesit e rinj të bëhen pjesë e këtij rrëfimi, një histori dashurie. Protagonistët janë Porcia dhe Sajmoni. Dy njerëz që ndjeheshin të plotësuar me njëri-tjetrin. "I besonte ndershmërisë së tij, vullnetit të tij dhe, ajo që ishte më me rëndësi, i kish besuar atij zemrën. Besimi, fuqia, siguria dhe dashuria. Ai dhe ajo i kishin të gjitha këto".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sepse ajo çka, brenda nesh, e pandehim se është dashuri, xhelozi, nuk paraqitet si pasion i njëjtë, i pandërprerë, i pandalshëm. Ajo përbëhet nga një pafundësi dashurish të njëpasnjëshme, xhelozish të ndryshme e që janë kalimtare, por që, duke qenë kurdoherë me shumicë, krijojnë përshtypjen e vazhdimësisë, iluzionin e unitetit. Jetëgjatësia e dashurisë së Suanit, besnikëria e xhelozisë së tij përbëheshin nga vdekja, nga pabesia e dëshirave të panumërta, e dyshimeve të panumërta që kishin pa përjashtim Odetën si pikësynim. Po të kishte ndenjur gjatë pa e takuar, ato që jepnin shpirt nuk do të ishin zëvendësuar me të tjera. Veçse prania e Odetës vazhdonte të mbillte radhazi në zemrën e Suanit edhe dhembshuri, edhe mëdyshje.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ajo kishte gjithçka: para, sukses, bukuri. Askush s'mund ta merrte me mend se nën maskën verbuese tulatej një femër që vuante marrëzisht nga vetmia e që ëndërronte për lumturi. Dikur ajo kish takuar një mashkull, i cili në vend që të bëhej armiku i saj, u bë i vetmi burrë i shumëpritur, i dashuruar kokë e këmbë pas saj dhe një mbrojtës që do ta bënte të lumtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Etja për udhëtime”, tregon historinë e Audrey Driscoll e mbetur jetime në moshë të re. Audrey e kalon kohën duke u kujdesur për gjyshin e saj milioner dhe të çuditshëm dhe motrën e saj të vogël Anabelën, dhe duket sikur ka marrë përsipër që të jetë gjithmonë aty për ta. E ngarkuar me përgjegjësi që nuk i përshtaten me moshën dhe e stresuar nga e përditshmja, Audrey e cila është e etur për eksperienca të reja jetësore më në fund vendos të largohet. Kështu ajo largohet, me aparat në dorë, dhe krejt e vetme niset në zbulimin e botës së huaj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t'i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. "Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në krahët e tij Slloun ndihej ngrohtë dhe e qetë, sikur të ndodhej në një pallto me astar gëzofi. Duket sikur qëndruan një shekull të tërë të përqafuar në atë mënyrë, zemrat e tyre rrihnin me të njëjtin ritëm, pasioni u shtohej nga çasti në çast. Pastaj ai e ngriti kokën dhe ia kapi buzët. Dëshira vlonte te Karteri. Për një hop sikur ngriu, pastaj gjuha e tij depërtoi te goja e saj. Nga gjoksi i Medisonit u shkëput një rënkim shtaze, gjuhët e tyre u gërshetuan dhe ata po pinin me lakmi nektarin e buzëve të njëri-tjetrit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme. Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati shtrëngohet të rishikojë teorinë e fakteve dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. Kohë të vështira është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistike të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle. Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të 19-të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fejt, endej pyllit duk vështruar sipër dritën e diellit, të përthyer tek kurorat e blerta të pemëve dhe mendonte se aroma më e mrekullueshme i përkiste Grej Rujardit. Ndjenjën e fshehtë ndaj tij, Fejt e ruante thellë në zemrën e saj vajzërore. Nuk arrinte ta takonte shpesh Grejin - së largu, natyrisht, - gjatë ardhjeve të tij të herë pas hershme në qytet, po për hir të këtyre çasteve të shkurtra ia vlente të jetonte. Kur deri tek ajo arrinte zëri i tij i burrëror dhe i fortë, Fejt dridhej e tëra nga lumturia. Kurse sot ajo ishte afruar me të aq, sa kishte arritur të ndiente erën dhe aromën e trupit të tij. Madje, më tepër se kaq, ai e kishte prekur atë! Ende Fejt i rrotullohej koka, ndonëse ai çast magjik kishte kaluar tashmë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të duash një burrë që e kalon gjithë jetën në udhëtime, është krejtësisht e mundur. Por të duash një njeri që tërheq drejt vetes si magnet rrezikun, për një gjë të tillë nuk është e aftë çdo grua. Policët, zjarrfikësit, naftëtarët, të gjithë këta kanë profesione të rrezikshme. Por të paktën ata jetojnë hapur, nuk fshihen nga askush. Ata ekzistojnë në botën reale. Ndërsa Xhoni gjithmonë shtiret, luan rolin e domosdoshëm për të kryer detyrën e radhës. Ai gati e ka humbur vetveten dhe gjithë kohës fshihet nën emrin e tjetërkujt. Ajo nuk do ta marrë vesh nëse është gjallë apo ka vdekur, dhe, në qoftë gjallë, nëse do të kthehet tek ajo apo jo. Ajo nuk mund të dashurojë kështu. Po as nuk mund të jetojë kështu.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme. Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra. Frika e tij më e madhe ishte se mos e trembte deri në atë pikë sa ta detyronte të ikte, të bënte ndonjë veprim të gabuar që ta detyronte t'ia përplaste në fytyrë derën e zemrës dhe të shpirtit të saj. Ja pse ishte atje i shtrirë në atë divan dhe u mjaftua vetëm ta puthte në njërën faqe. Kezia nuk ishte prej atyre grave, të cilave mund t'u vërsulesh vrullshëm. Njerëz të tillë humbasin që përpara se të sulmojnë. Por gjatë një nate, ama, ata përshkuan një rrugë shumë të gjatë. Duhej të kënaqej vetëm me kaq.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çfarëdo që të ndodhë mes nesh, do të jetë e drejtë, Daff. Unë e ndiej këtë. Mund të martohesha me ty që tani dhe e di se do të jetë e drejtë për ne, për aq sa na ka mbetur nga jeta. Një gjë e tillë ndodh vetëm një herë në jetë. Dhe nuk dua që të më ikë kjo. Nëse do të kundërshtosh, do të vihëm nga pas deri atëherë sa të bindesh. Sepse unë kam të drejtë dhe e di këtë Fare mirë. Asaj i pëlqente pesha e dorës së tij, ndjesia e prekjes, e kënaqte aroma e tij mashkullore. Ishte një përzierje e fortë e parfumit, qimeve, ajrit të pastër dhe e duhanit. Ai edhe në paraqitje dukej në përputhje me gjithçka: si një burrë i fuqishëm, tërheqës. i cili gjithë jetën e ka kaluar mes pyjeve dhe maleve.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Katër oficerë të Mbretit, me ndihmën e Klubit Bestion dhe Sinsters, luftojnë që të rrëzojnë një armik të rrezikshëm dhe të fitojnë dashurinë e të dashurave të tyre të zemrës. Gereth Hemiltoni çuditet kur në anijen e tij dallon Emili Ensuorthin. Veladoni i hollë që ajo kishte hedhur mbi krye, nuk mjaftonte që të mbulohej prej tij, apo prej burrit që kërkonte ta vriste. Gerethi kupton që Kobra e Zezë po i ndjek, dhe në mënyrë që të mbrojë Emilin, e lejon të bëhet pjesë e një komploti të rrezikshëm. Emili Ensuorthi nuk është aspak një lule delikate. Ajo e dinte që pakoja në dorëzim përmbante informacion të rëndësishëm dhe ka si qëllim që të jetë në duar të sigurta. Por gjithashtu kërkon që të sjellë para drejtësisë burrat që duan ta vrasin. Së bashku me Gerethin përpiqen që ta tërheqim si karrem Kobrën e Zezë dhe ta demaskojnë, dhe ndërkohë përpiqen që dashuria e tyre e sapolindur të çelë...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në thellësitë e ujërave oqeanike u zhduk "Titaniku" i pambytshëm, duke marrë me vete jetët e qindra udhëtarëve. Atë natë të tmerrshme Eduina Uinfilld humbi prindërit dhe të fejuarin. Për shumë vite atë e mundonte një pyetje; pse e ëma kishte parapëlqyer të vdiste së bashku me të shoqin, duke lënë jetimë gjashtë fëmijë. Vetëm kur më në fund vetë Eduinës i lind një dashuri e madhe, e kupton të ëmën dhe e fal.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Xheku janë një çift i martuar prej vitesh, me pesë fëmijë, që kanë ditur gjithnjë ta ndajnë jetën private nga ajo e punës, shpesh e rënduar, sepse ata janë avokatë për divorcet. Të dy janë të njohur për profesionalizmin dhe ngarkesën e tyre, por shtëpia në Rrugën e Shpresës përfaqëson për të gjithë një ishull lumturie. Derisa një ditë, mëngjesin e Krishtlindjeve, Xheku hidhet një vrap në studio, dhe zhduket përgjithmonë. Në një çast Lizi humbet të shoqin e adhuruar, babain e dashur, bashkëpunëtorin e shkëlqyer. Por ajo është një grua që di të vlerësojë mrekullitë e vogla dhe të besojë te të mëdhatë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Historia magjike zhvillohet në shtëpinë e verimit, ku zonja misterioze Madame Zoya ka përshëndetur vizitorët e saj. Tani, të tre gratë kanë ardhur në këtë vend të veçantë për një arsye të përbashkët: një e kaluar e dhimbshme që ato do të donin ta ndryshonin. Emi, e cili fsheh një histori të dhimbshme pas një martese dhe jete familjare të përsosur në dukje, ndërsa Faith, një vejushë rreth të tridhjetave, e cila mban zi për një përson të takuar vite më parë dhe Zoi, një artiste e cila pas një ngjarje traumatike ka humbur memorien. Me fuqitë e saj mistike, Madame Zoya dhe motra e saj Primrose v endosin të transportojnë tre gratë në Anglinë e shekullit të tëmbëdhjetë për të ndryshuar prejardhjen e Emit. Në fund secila bëhet ajo që dëshirontë të bëhëj.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania