titleToAlt
"Të Mërguarit" nuk është një dramë mbi tradhëtinë, të njëmendtë apo të dyshuar, autori i "Portretit të artistit në rini" nuk do t'na paraqesë diçka kaq banale; nuk është një duel mes Riçard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante njëri i thotë tjetrit: "Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota ka të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë, e shpirtit tim kundër fantazmës së miqësisë."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Drama "Pamje nga ura" trajton temën e emigracionit klandestin në Amerikën e vteve '50 por në të' ndërthuren një sërë problematikash: dashurore, sociale, psikologjike, të moralit, të ligjshmërisë dhe të inçestit, të komunikimit të qytetërimeve dhe kodeve të tyre. Intriga që e mban dramën në këmbë është gërshetimi apo kundërvënia e Kodit të nderit siçilian me Kodin ligjor amerikan, me kuptimet e qendrimet e tyre të ndryshme, që autori ua vesh personazheve në sjelljen skenike dhe në veprimin dramatik.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania