titleToAlt
Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri-tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë. Lumturisë së gjetjes së saj i shtohen shumë pikëpyetje: Ku kishte qenë Lajla gjatë gjithë kësaj kohe? Me kë? Dhe sidomos, përse u kthye?...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh prej vetëvrasjes së të shoqes. Të bindur që më në fund i kishin gjetur një kuptim jetës, ata do të dashurohen intensivisht gjatë një fundjave sa magjike aq dhe të paharrueshme. Por Zhylieta është e detyruar të kthehet në Paris. Po Semi? Ç'duhet të bëjë për të penguar kthimin e saj? Megjithë përpjekjet marramendëse ai nuk mund ta bindë vajzën për ta mbajtur pranë vetes. Të paktën, jo për atë moment të vështirë dhe delikat. Sapo avioni i gruas së re shkëputet nga toka, shpërthen në fluturim e sipër...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e llenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë, në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur. Vitet 70-të janë në kulmin e tyre në San Françisko, Elioti është një mjek i ri i apasionuar dhe plot ambicie. A do ta bëjë ai vallë atë gjest vendimtar që të mund të shpëtojë llenën? A do të dijë ai të ndryshojë fatin e pamëshirshëm?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania