titleToAlt
Autorja e bestsellërve Johanna Lindsey i përfshin lexuesit në botën e privilegjuar të aristokracisë angleze duke na paraqitur një roman të ri të mbizotëruar nga pasioni, intriga, dhe kënaqësitë romantike ku spikasin Malorët e pashoq, një familje mashtruesish të pashëm dhe mjaft elegantë, aventurierë të mëdhenj dhe të dhënë shumë pas femrave. Tani Xheremi, i biri i një pirati xhentëllmen, Xhejms Malorit, bie në dashuri. Deni, një vajzë e re që u rrit në rrugët e Londrës pa asnjë kujtim të familjes së saj të vërtetë, është dëbuar nga banda e saj sepse ka ndihmuar bukuroshin Xheremi Malori të vjedhë përsëri bizhuteritë e mikut të tij që i kishte humbur në një lojë pokeri. Deni kërkon që Xheremi t'i sigurojë një punë. Ajo është e vendosur që të bëjë një jetë të respektuar në mënyrë që të përmbushë ëndrrën e saj për t'u martuar dhe për të krijuar familje. I Intriguar nga bukuria dhe guximi i saj, Xheremi e punëson Denin si shërbyese në shtëpinë e tij, edhe pse ai dëshiron që ajo të bëhet e dashura e tij. Nën tutelën e Xheremit dhe kushërirës së tij Rexhina, Deni u shndërrua në një zonjë të vërtetë. Edhe pse ajo është e tërhequr nga Xheremi, pasionin që ndjen për të nuk e ka përjetuar kurrë më parë, ajo nuk pranon të jetë asgjë më shumë se një shërbëtore e tij, sepse e di se ai nuk është nga ata djem që i pëlqen martesa. Kur Deni shndërrohet në një Hirushe dhe prezantohet si e dashura e re e Xheremit, në përpjekje për ta ndihmuar atë të shmangë një skandal, disa pjestarë të familjes vërejnë se Deni iu duket shumë e njohur. Tani thashethemet kanë pushtuar Londrën, duke ngritur çështjen mbi identitetin e saj të vërtetë, duke kërcënuar jo vetëm shanset e Denit për të bërë për vete zemrën e Xheremit, por më shumë jetën e saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Rovena Bellem duhet të ketë një trashëgimtar, përndryshe do të jetë pre e zemërimit të vëllait të saj të pamëshirshëm nga njerku, të cilit i rrezikohet nga konfiskimi pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme. Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhëtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e Rovenës. Tashmë ai po planifikon të hakmerret.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Adoleshentja Emi me të drejtë shikohej si përfaqësuese e denjë e klanit të rrëmbyer dhe kokëfortë Melori. Po t'i vinte vetes një qëllim, bukuroshja e vendosur, ishte mësuar ta arrinte me çdo çmim. Prandaj, edhe kur i shkrepi të bëhej bashkëshortja e të pamposhturit Uorren Anderson, Emi s'pati dyshim në suksesin e vet. Mirëpo tek Uorreni ndeshi një kundërshtar krenar. Si njeri me karakter të papërmbajtur dhe autoritar, vendosi të luftonte me dashurinë e porsaçelur deri në fundin ngadhënjyes, pa e kuptuar se pasioni i vërtetë, përvëlues dhe i marrë s'fitohet me asnjë forcë vullneti.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania