titleToAlt
Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit Dashnori, gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. nProtagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit, rrugët e mbushura me qen, lypës, të marrosur, netët e xhazit. Por historia rijetohet, nxirret edhe një herë nga pluhuri, zhvillohet, zmadhohet, sepse në thelb ajo është zemra e të gjithë veprës së Duras-it. Fëmijëria në Konçinçinë rivështrohet me furinë e atij që do të shprehë gjithçka: krenarinë, varfërinë, lakminë, mizorinë e jetës koloniale për të zvetënuarit. Nuk ka vend për dhimbsuri apo mall. Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dhimbja na vë përpara një  çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës . Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.  Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti x. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin x, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes.Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie... Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin. Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verë, ishte për mua si një tërmet. Si të gjendesha para diçkaje të panjohur, por të gjallë, si një gjuhë e çliruar nga rëndesa, që shkon drejt freskisë... Këtë duhet të lexoni në fillim nga Duras-i. Ka një lehtësi në derdhjen e fjalive, në vështrim të parë, dhe për këtë arsye u shtyva ta vëzhgoja në  mikroskop për të zbuluar misterin. Rezultati: asgjë. Asgjë e dukshme, të paktën. Vetëm muzika dhe imazhet e mrekullueshme të një nate spanjolle që të thithin.Thierry Beinstingeln Shkrimtar
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania