titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899. Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike. Golemi dhe xhindi është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale, që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themelues i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti për të gjetur një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e mundojnë. Kur Brojeri vendos ta trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk e bën të ditur se edhe ai vetë gjen ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë ta ndihmojë pacientin e tij.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TA SHNDËRROJË JETËN Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t'i përkushtohen gjatë gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t'i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj. Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç'vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t'i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur... ose për ta shkatërruar përfundimisht. Veronica Roth shfaqet në skenën e letërsisë me librin e parë të serisë DIVERGJENTJA, një vepër fantastike e mbushur me vendime drithëruese, tradhti që të thyejnë zemrën, rrjedhime të paparashikueshme dhe romanca të papritura. VERONICA ROTH është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago. DIVERGJENTJA është romani i saj i parë. NJË ZGJEDHJE NJË ZGJEDHJE VENDOS PËR MIQTË NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESIMIN NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESNIKËRINË - PËRGJITHMONË NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË "Një libër tërheqës, i magjishëm" James Dashner Autori bestseller sipas New York Times-it, librit Vrapuesi i labirintit
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja përpara nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin. Me forcë të papërmbajtshme e moskokëçarëse ata drejtoheshin pa u ndalur drejt fundit, fundit të gjithçkaje. Por nuk ishte ëndërr, dhe ndryshe nga makthi, unë nuk po vrapoja për jetën time; po rrekesha të shpëtoja diçka, që ishte pafundësisht më e çmuar. Sot jeta ime nuk kishte asfare rëndësi. Për Bela Suanin ka vetëm diçka më të rëndësishme se vetë jeta: Eduard Kulleni. Por, të dashurosh një vampir është shumë më e rrezikshme nga ç'mund ta kishte menduar Bela. Sakaq, Eduardi e ka shpëtuar Belën nga kthetrat e një vampiri të rrezikshëm. Por, tani që lidhja e tyre përbën rrezik për çka është e shtrenjtë për ta, ata kuptojnë se telashet vetëm sa kanë filluar. Mijëra lexues, të mahnitur nga bestselleri i Neë York Times,” Muzgu”, mezi po presin vazhdimin e historisë së dy të dashuruarve, Belës dhe Eduardit. Te “Hëna e Re”, Stephenie Meyer paraqet një tjetër rrëfim të parezistueshëm, ku romanca ndërthuret me suspancën. Pasionant, gozhdues dhe me plot degëzime e kthesa të papritura, kjo sagë dashurie vampirësh është në rrugën e duhur për t'iu bashkuar letërsisë së pavdekshme.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur ai të ishte një njeri që e doje me të vërtetë? Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir, është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një tjetër nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës. Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshese të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që bela e ka marrë vendimin e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës - fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te “Hëna e re” dhe “Eklipsi” - duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen përgjithmonë? Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, “Agimi”, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka mbërthyer miliona lexues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që Siatëlli kërcënohet nga një seri vrasjesh të mistershme dhe një vampire e pamëshirshme vazhdon të kërkojë hakmarrje, Bela gjendet sërish e rrezikuar. Mes gjithë kësaj, asaj i duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj për Eduardin dhe miqësisë me Xhekobin, duke e ditur që vendimi i saj ka mundësi të rindezë betejën e përjetshme mes vampirëve dhe njerëzve-ujq. Ndërkohë që dita e diplomimit po afrohet me të shpejtë, Bela duhet të marrë edhe një vendim tjetër: jetën a vdekjen. Lexuesit të mbërthyer nga “Muzgu” dhe “Hëna e re”, do ta përpijnë menjëherë edhe “Eklipsin”, librin e tretë, të shumëpritur të sagës gozhduese të dashurisë së vampirëve, nga Stephenie Meyer.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht. Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton? Por ka edhe më pasi t'ju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me Viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë? Duket si një makth marrafrymës, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës, zonjë shtëpie për ta pirë në kupë dhe një nënë shembullore, që sakrifikoi gjithçka për t'u martuar me David Stadlendsin. Burrë ideal, kirurg me emër dhe i përkushtuar në bëmat më fisnike humanitare, që i vë brirët me t'iu dhanë rasti! Për fat, në krah i gjenden shoqet më të mira. Hana, galeriste arti shik, e martuar për interes, me mendjen top se dëshira e partnerit për të mos pasur fëmijë përputhet me të sajën, dhe Kejsi, mësuese me fëmijë dhe burrin veteriner, e zhgënjyer dhe e cingërisur nga mjedisi ku punon dhe çka është më e rëndësishme, nga orgazma e humbur. Jeta e Xhesit do të tronditë edhe të tyren duke nxjerrë në sipërfaqe ëndrrat dhe dëshirat e struktura thellë përbrenda. Derisa tradhtive të Davidit do t'iu shtohen edhe zbulime fort të hidhura dhe Xhesi do të paditet për vrasjen e tij. Por ta ketë kryer në të vërtetë, vallë? Gra, nëse keni një burrë, përpiquni të mos e vrisni, durimi është virtyt i bashkëshorteve, por nëse jeni ende në kohë dhe askush s'iu ka paralajmëruar për efektet anësore të martesës, atëherë lexoni këtë libër, para se të jetë shumë vonë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur Izabela Suan transferohet në qytetin e zymtë Forks, ku takon Eduard Kullenin misterioz dhe tërheqës, jeta e saj merr një kthesë drithëruese dhe të frikshme. Me lëkurën e tij të porcelantë, sytë e artë, zërin hipnotizues dhe me dhunti të mbinatyrshme, Eduardi është njëherazi i papërballueshëm dhe i papërshkueshëm. Deri më tani ai ia ka dalë mbanë për ta fshehur identitetin e tij të vërtetë, por Bela është e vendosur që ta zbulojë të fshehtën e tij të errët. Belës nuk ia rrok mendja se sa shumë është afruar me të, se gjithnjë e më shumë po e vendos veten, dhe ata që e rrethojnë, në rrezik. Dhe, se mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer pas. Thellësisht tërheqës dhe me suspensë të jashtëzakonshme, “Muzgu” do gjejë lexues që do gozhdohen deri në faqen e fundit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania