titleToAlt
Te “Shtrat trëndafilash”, stilistja e luleve Ema Grant, bashkë me shoqet, po arrin majat e suksesit në agjencinë e dasmave Uau. Edhe dashuria duket se po lulëzon për të. Ndonëse e rrethuar nga plot meshkuj, nuk e ka gjetur ende njeriun e duhur. Dhe e ka atë mu përpara hundës. Eshtë pikërisht Xhek Kuku. Aq i afërt me vajzat e Uaut, sa, praktikisht, është si pjesëtar i familjes. Por tani arkitekti ka filluar t'i pohojë vetes se ndjenjat e tij për Emën shkojnë shumë më përtej se ato të miqësisë. Dhe kur Ema bëhet dashuria e tij, kur puthjet pasojnë njëra-tjetrën, ata mund të besojnë te historia e tyre... dhe te zemrat e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Katër mikesha fëmijërie, Mekensi, Parker, Laurela dhe Emalina kanë ndërtuar së bashku një biznes shumë të suksesshëm për planifikimin e dasmave, por, pavarësisht se kanë ndihmuar mijëra çifte për t'i bërë të lumtur, për të organizuar ditën më të madhe të jetës së tyre, të katër mikeshat janë të pafata në dashuri. Fotografja Mekensi Eliot ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe ka një marrëdhënie jo të mirë me nënën e saj, gjë që e bën atë të jetë shumë dyshuese. Por kur ajo takon Karter Mekguajrin, nuk mund ta ndalë veten për të rënë në dashuri, edhe pse ish e dashura e tij është e përgatitur të bëjë të pamundurën për ta mbajtur përkrah saj. Mekensi e kupton shpejt se duhet t'i harrojë "djajtë" e saj të së shkuarës dhe të gjejë dashurinë e vërtetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur Liza, e bija e dy miqve të tij të dashur, zhduket lë rrethana të mistershme, Kolti pranon të angazhohet në gjetjen e saj. Askush nuk mund t'ia dalë më mirë se ai: si hetues privat, me pasionin e fluturimit, është mësuar me misionet e rrezikshme. Sigurisht, as nuk i shkon nëpër mend se kësaj here rreziku kryesor do të përfaqësohet nga shoqëruesi, që policia i cakton për ta ndihmuar në hetime: flokëkuqja Altea, një kërcënim ndaj zemrës së tij...
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania