titleToAlt
Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera elite, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre, ka nipër të rritur, tashmë të largët. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndiejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tekefundit, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë? "Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë. Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bejmë? [...] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t'i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma ejetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikurje aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: pritpak, këtu nuk ka vend për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Histori dashurie në Oksford” ose “Culika Dobson”, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja. Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. “Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut” thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të. Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese fare e veçantë,nme emrin “Farmacia Letrare”, një vend kulture, ku librat nuk janë thjeshtnpër lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsamnpër shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jepnlibrin e duhur për çdo vështirësi në jetë. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ainjeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditënkrejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Atë letër, Zhani “e harroi” mendashje, sepse ai e kishte dashuruar Manonin me gjithë shpirt, duke lënënveten krejtësisht pas dore e duke iu përkushtuar dashurisë së tyre sublime. Ai nuk pranon ta lexojë letrën, e di që Manoni ka zgjedhur lumturinë nënkrahët e të shoqit dhe për të fillon një jetë pa dashuri, i mbërthyer në njënbotë të trishtë, ku mendon vazhdimisht për të. Por një ditë, falë Katerinës,nletra do të dalë përsëri në skenë, pas 20 vjetësh, e paprekur dhe, më së fundin Zhani zbulon që Manoni ka ikur prej tij jo se nuk e donte më, por për shkakntë një problemi të rëndë shëndetësor. Ky zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij, do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme. Me të do të bashkohet Maksi, një shkrimtar i ri e i famshëm në kërkim tëndëshpëruar të frymëzimit, si dhe Salvatore Vitale, një italian ëndërrimtar ensimpatik, i dashuruar pas kuzhinës dhe sekreteve që fsheh ky art. Të gjithë janë në kërkim të recetës vetjake të lumturisë dhe të shërimit të shpirtitnpërmes librave. Një nga librat më të shitur në mbarë botën, i mbushur me aventura dhe ngrohtësi. Është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar, dhe për shpresën, ajo që do të mbushë shpirtrat e dorëzuar të secilit prej nesh. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëvensi shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që mënpas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë mëntë varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e papajtueshme që do t'i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.” Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që t'ua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin protagonistin e ndjeshëm. “Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje e tillë e njerëzimit. Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetë dërgjegjësimin, ndjeshmërinë e tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti “do t'ia ndryshoje fytyrën tokës në një mënyrë a një tjetër”. Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27-nvjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i “Bijndhe Dashnorë” është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë libër, ai nuk kishte as kohë për të. Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një avokate e re, e bija e një bukurosheje amerikane dhe një avokati të famshëm, rreket të bjerë në gjurmët e babait të saj me origjinë birmane, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë katër vjet më parë. Ajo ka lexuar një letër dashurie të të atit, drejtuar një gruaje të panjohur dhe tani është në kërkim të shpjegimeve të duhura. Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur. Autori ka krijuar me shumë mjeshtëri një sërë personazhesh që nuk gjykojnë e nuk kushtëzohen nga drobitja e pashmangshme e kohës dhe e jetës. Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etikohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacënueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tisntë mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.n“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson. E megjithatë, dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqënia e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve). Katherine Pancol është një nga autoret më të njohura në Francë dhe ky roman është vepra e saj më e njohur, një fenomen i jashtëzakonshëm, që ka shitur më shumë se dy milion kopje dhe është botuar në mbi 30 vende të botës. Ai është vlerësuar me çmimin Maison de la Presse në vitin 2006.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Romani i tij më mrekullisht i konceptuar… magnum opus-i që kurorëzon gjithë veprën e tij. Për veprën e tij që, përmes bashkimit të një tabloje të gjerë të kohës së vet me një ndjeshmëri të madhe në përshkrime, ka ndihmuar në përtëritjen e letërsisë gjermane."Komiteti i Çmimit Nobel
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela “Ëndërr” ka frymëzuar regjisorin e njohur Stenley Kubrick për të realizuar filmin e bujshëm "Eyes wide shut" me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Një eksplorim surreal i përmasave më intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të plagosur.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mikesha” është romani i parë i Simone de Beauvoir-it, i botuar më 1943. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean-Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete. I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t’u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të Beauvoir-it me Sartre-in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë, libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata. Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës; nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken të skajshme, ndonjëherë qesharake, por gjithnjë të skicuara me ironi mjeshtërore dhe delikatesë nga një autor që pikërisht delikatesën ka pikën e tij më të fortë."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorë hyrjen në elitën e Manhatanit. Papritur, ndodh 11 Shtatori dhe heroi ynë ndien një ndryshim në qëndrimin e të tjerëve. Mbi të gjitha, vetë identiteti i Çengezit i nënshtrohet një shndërrimi sizmik duken shpërfaqur kështu besnikëri më fundamentale se paratë, pushteti dhe ndoshta edhe vetë dashuria. Romani “Fundamentalist pa dashje” ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta konsideronim si të largët. Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e “të qenit i huaj”. Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë natyrshëm pyetjet: çfarë na bën të ndihemi të huaj jashtë vendit tonë Jemi vërtet ne të huajt, apo janë të tjerët të këtillë. Një nivel i dytë leximi ka të bëjë me vlerat ose të vërtetat themelore, fundamentale, pra parimet e një shoqërie. A ndryshojnë ato nga një kulturë te tjetra dhe nëse po, pse të qenit "fundamentalist" perceptohet si një zgjedhje negative. Cilat janë parimet që i japin kësaj zgjedhjeje këtë ngjyrim të errët dhe sa prej tyre janë të keqkuptuara “Fundamentalist pa dashje” është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Romani pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit, duke shitur më shumë se një milion kopje, si edhe duke u ekranizuar nën regjinë e Mira Nair-it.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri : “Kur isha dymbëdhjetë vjeç, Zoti i foli tim eti për herë të parë. Zoti nuk i tha shumë gjëra. I tha të bëhej piktor dhe e la me kaq, duke u kthyer në vendin e tij mes engjëjve të vështronte përmes reve poshtë qytetit gri, për të parë se çfarë do të ndodhte. Në atë kohë, im atë ishte nëpunës. Ishte një burrë i hollë, i gjatë dhe energjik, me kockat e gollganëve aq të mprehta sa mend i çanin lëkurën...”. “Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme. Pjesa më e madhe e tij është një rrëfim i paharruar për fuqinë ndriçuese të dashurisë. “Rastësisht ju keni fatin e madh të lexoni një roman që do t’ju përfshijë si të ishte një triller dhe do të dëshironi të mos i vijë fundi kurrë… por në fund fare ju lë një shije gëzimi… Rrëfimi i Williams shpaloset me një hijeshi lirike. Romani rrjedh me kurajë dhe qartësi drejt një pohimi mbresëlënës të magjisë, mrekullisë dhe fuqisë së dashurisë njerëzore”,
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Natë e ditë” nga Virginia Woolf është botuar për herë të parë në 1919-n. I ambientuar në Londrën eduardiane, “Natë e ditë” paraqet kontrastet midis jetëve të përditshme dhe lidhjeve romantike të dy grave. Romani analizon raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit. “Natë e ditë” prek tema si e drejta e grave për të votuar; nëse dashuria dhe martesa mund të ekzistojnë së bashku dhe nëse martesa është e nevojshme për lumturinë. Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin. Teksa ajo mundohet të vendosë, jetët e dy grave të tjera – aktivistja për të drejtat e grave, Meri Daçit, dhe nëna e Katerinës, Margaret, e cila po mundohet të mbledhë dokumentet, historitë dhe kujtimet e babait të saj në një biografi – përzihen me të sajën, duke pasur kështu pasoja intriguese. Romani i dytë i Virginia Woolf-it është një histori delikate dashurie, një komedi shoqërore, por ai edhe minon këto tradita duke ngritur pyetje mbi rolin e gruas dhe natyrën e vërtetë të jetës njerëzore. Një përzierje intriguese e shekullit XIX dhe XX, e klasikes dhe e modernes, e ndikimit të së kaluarës dhe e risive të së ardhmes. Me gjithë ndryshimin e madh që kjo vepër ka nga veprat e mëvonshme të saj, ky roman është ende pashmangshmërisht Woolf. Vetëm ajo mund ta përshkruajë atmosferën e mrekullueshme të shëtitjeve muzgore në Londër, vetëm ajo mund të përshkruajë me kaq pasion dhe vetëdije rëndësinë e punës për një grua, vetëm ajo mund të sjellë në jetë veçantitë e një familjeje që shenjtëron të kaluarën dhe vetëm ajo mund të krijojë prozë me copëza të një bukurie kaq të plotë, sa lexuesi mundet veç të ndalojë e t’i rilexojë ato sërish e sërish, duke i pirë fjalët me një etje që nuk mund të shuhet.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës. Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura. Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që “askush përveç meje nuk do ta pëlqejë”, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tashmë Kiokoja vuan pasojat e zemërimit të Akemit e, ndërsa vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të vrazhdë ndaj saj, një ndihmë e papritur i vjen për t'i ndriçuar jetën. Ndërkohë, Sashikoja, duke parë që lidhja e saj po dobësohet, vendos të lërë një takim dashurie me Tomin, për të qartësuar gjërat mes tyre. Por, Akemi merr masat e duhura për t'i penguar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Kioko Tominari, 16 yjeçe, e tronditur, zbulon se djalit të cilit kater vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t'i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Dhe, përveç kësaj, ai i prezanton edhe të dashurën e tij, e cila ka vetëm një dëshirë: të bëhet mikesha më e mirë e Kiokos. Shpirtvrarë, Kioko përgatitet për një rikthim në shkollë, duke u përpjektur të hedhë gjithçka mbrapa krahëve.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. "Të pathënat e një martese" është përkthyer në 30 gjuhë dhe po kthehet në film. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh.Të pathënat e një martese" është lnstagram gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur. Nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimshëm i google-imit të vetvetes.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania