titleToAlt
Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", janë të nominuara në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov” dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Në romanin "Tej cakut të dashurisë", Anatoli Toss ngre probleme të rëndësishme jetësore, siç janë jeta e vdekja, pasioni, dashuria dhe tradhtia. Subjekti i romanit e mban lexuesin në tension, që nga faqet e para të librit e deri në fund të tij, duke e befasuar me ngjarjet dinamike të mbarsura me plot të papritura dhe duke e mbyllur në një fund krejt të paimagjinueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe trashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju Jork Sitit, po realizon para kohe, për lumturinë e tij të madhe, një martesë të mezipritur me të bukurën Mej Uelland. Por ai ka arsye që të dyshojë për zgjedhjen që ka bërë pasi shikon Elen Olenskën, kushërirën ekzotike e të bukur tridhjetëvjeçare të Mejit, e cila jetonte në Europë. Elen është kthyer në Nju Jork pas ndarjes skandaloze (sipas fjalëve të përhapura) nga një martesë e palumtur. Në fillim, mbërritja e Elenës dhe dëmi që mund t'i sjellë ajo familjes së nuses së ardhshme e shqetëson Arçerin, por pastaj atë e intrigon lirshmëria e Elenës. Ndërsa admirimi i Njulendit për Olenskën rritet gjithnjë e më shumë, po kështu rritet edhe dyshimi që ka ai për t'u martuar me Mejin. Bashkimi me Mejin nuk është më për të fati ideal që kishte përfytyruar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Tolstoi dhe gruaja e tij” është një histori dashurie. Autori na tregon se alternimi i fazave të zhvillimit të Tolstoit gërshetohet me rrethanat e jetës së tij intime. Ja përse, si sfond rrëfimi ka zgjedhur historinë e marrëdhënieve familjare të Tolstoit. Për studimin e figurës së tij, Autori Tihon Polner ka pasur mundësinë ti hidhte një sy ditarëve të pabotuara të Tolstoit, si dhe kujtimeve të gjetura në dorëshkrime.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Drama "Pamje nga ura" trajton temën e emigracionit klandestin në Amerikën e vteve '50 por në të' ndërthuren një sërë problematikash: dashurore, sociale, psikologjike, të moralit, të ligjshmërisë dhe të inçestit, të komunikimit të qytetërimeve dhe kodeve të tyre. Intriga që e mban dramën në këmbë është gërshetimi apo kundërvënia e Kodit të nderit siçilian me Kodin ligjor amerikan, me kuptimet e qendrimet e tyre të ndryshme, që autori ua vesh personazheve në sjelljen skenike dhe në veprimin dramatik.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Tashmë Kiokoja vuan pasojat e zemërimit të Akemit e, ndërsa vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të vrazhdë ndaj saj, një ndihmë e papritur i vjen për t'i ndriçuar jetën. Ndërkohë, Sashikoja, duke parë që lidhja e saj po dobësohet, vendos të lërë një takim dashurie me Tomin, për të qartësuar gjërat mes tyre. Por, Akemi merr masat e duhura për t'i penguar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. "Të pathënat e një martese" është përkthyer në 30 gjuhë dhe po kthehet në film. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh.Të pathënat e një martese" është lnstagram gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur. Nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimshëm i google-imit të vetvetes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Oskari është një djalë i ëmbël, me dellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju-Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë të familjes së tij duke i ndjekur ata në emigrime epike drejt Shteteve të Bashkuara dhe sërish gjatë kthimit për në atdhe. "Një histori e frikshme, tepër energjike... ta ka ënda ta lexosh, por, sidomos, ta rilexosh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Martin Ibrahimi apo Marti, siç e thërrasin miqtë, diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë". Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me "enxhitetin"e saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare. Në këtë vorbull ngjarjesh personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj së cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, por që nuk mund t'ia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ai e shihte, por nuk e njihte. Derisa, falë një rastësie, ai u bë SHPËTIMTARI I SAJ... Tërheqja midis tyre ishte E PAMOHUESHME. E, megjithatë, e kaluara që ai mezi e kishte kapërcyer, dhe E ARDHMJA që ajo kishte pritur, mund T'l NDANIN. Vetëm BASHKË ata mund të gjenin kurajën për të luftuar kundër fajit dhe dhimbjes, të përballonin të vërtetën e të gjenin FUQINË E PAPRITUR TË DASHURISË. "Dr. Heleri kishte filluar leksionin, kështu që unë rrëshqita në karrige, iu përgjigja buzëqeshjes përshëndetëse të Benxhit dhe e vlerësova veten që kisha arritur të mbijetoja. I kisha mbijetuar vendimit të Kenedit për t'u ndarë. I kisha mbijetuar asaj që Baku donte të më bënte. Dy herë madje. Dhe, do t'i mbijetoja edhe Lukasit nëse ai nuk donte, ose nuk mundte, të ndante me mua sekretet e tij."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një histori e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht në një bestseller të padiskutueshëm në të gjithë botën. Një fëmijëri e kaluar së bashku dhe një ndarje e pamenduar kurrë më parë. Vdekja e Xherrit e shkretoi Olin derisa në prag të 30- vjetorit të saj, ai kthehet me një tufë pusullash, të cilat e udhëheqin Olin drejt një jete të re, ku në fund të secilës prej tyre shënon: "P.S. Të dua". Ndërsa pusullat hapen një e nga një dhe viti numëron ditët e fundit, Oli bëhet njëherësh inkurajuese dhe sfiduese. Njeriu që e njihte më mire se kushdo, i tregon asaj se jeta vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e “lëndoi” në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë, Artur Japin, ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion. Ftohtësia klinike e rrënqethëse me të cilën Luçia, e dashura e Kazanovës, rrëfen është tronditëse. Ky roman është një rrëfim intrigues mbi dashurinë sublime e të pafat dhe një kontribut i ri në njohjen e një njeriu kureshtues, si Kazanova.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani tregon historinë e Humbert Humbertit, një mesoburri, kritiku letrar. Pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një vendi ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Duke kërkuar për një dhomë në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e saj Dolorezën, një 12-vjeçare të rritur para kohe, pas të cilës ai lë mendjen. Për të ndenjur afër nimfëzes së tij ai pranon të rrijë në dhomën e ofruar madje më vonë martohet me zonjën Hejz, e cila zbulon nga shënimet e ditarit të shoqit, që ai është dhe lakmitari i së bijës. Ngjarjet do të precipitojnë dhe ai e gjen veten si njerku dhe dashnori i vajzës së re Lolitës, status ky që do ta çojë në një spirale ngjarjesh dhe emocionesh. “Lolita” është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Hanah, një grua e re nga Jeruzalemi, nis rrëfimin e saj mbi jetën e trazuar dhe martesën e saj të dështuar. Kjo grua, e cilësuar si “Madamë Bovaria moderne izraelite”, është studente e letërsisë hebraike dhe një ditë, rastësisht, njeh një gjeolog të ri, Majkëll Gonen, me të cilin njëherësh me martesën ndërton dhe largësinë shpirtërore. Kjo rrëfenjë tërësisht femërore e Amos Oz, ndiqet nga një vetërrëfim i mençur, therës, i përditshëm, i Hanan dhe hyn deri në mendimet më të fshehura dhe në emocionet më të thella të protagonistes, aty ku Majkëlli “i saj”, nuk mund të hyjë dot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë, është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteve më të famshëm të Stambollit. E zemëruar, e shëndoshë, e provokuar nga prindërit e saj dhe e përçmuar nga i vëllai, Tufani, i cili është i traumatizuar pas shëbimit si komando ushtarake, Behija është në kërkim të ndonjë shpëtimi për të dalë nga dëshpërimi i saj. Dy javë para fillimit të shkollës, ajo prezantohet me Handanin, një vajzë e dashur, e bukur, njohja me të cilën e ndiyshon Behi-jen tërësisht. Të përfshira te njëra-tjetra, të dyja vajzat nisin një marrëdhënie shumë intensive, edhe pse janë nga dy mjedise të ndryshme, me ëndrra dhe ambicje po aq të ndryshme mes tyre. Por dashuria e tyre provokon zemërim dhe mosbesim tek ata që i rrethojnë, duke i shtyrë ato të dyja të largohen në rrugë të ndryshme nga Stambolli. Kur u botua në vitin 2002, "Dy vajza", e lëkundi themelin e kulturës turke, duke u bërë, padyshim një ndër librat më të rëndësishëm të botuar vitet e fundit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa kënga e Beatlesve “Pylli norvegjez”. Ky roman tregon historinë e Toru, një student i urtë e serioz në Tokio që i është kushtuar Naokos një vajze tepër melankolike dhe e bukur, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre para disa vitesh. Toru fillon me jetën e universitetit, kurse Naoko tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e saj të brendshme. Toru e gjen veten duke ju kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe erosit, që kanë dominuar udhëtimin romantik të një studenti të dashuruar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve 60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim, gjithçka është idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si edhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzënia e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pa-kontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harrietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballur me një nën-kontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kate Brown, po përballet për herë të parë në njëzet vjet me idenë e të qenit vetëm. Fëmijët e saj janë rritur, burri i saj, një neurolog i suksesshëm, do të punojë për disa muaj në një spital amerikan larg saj. E ndikuar prej tij, për të filluar një punë, ajo e gjen veten duke punuar si përkthyese për një konferencë ndërkombëtare mbi ushqimin, duke u shndërruar në një nënën zëvendësuese për të gjithë delegatët. Më pas fluturon për në Turqi për një tjetër konferencë, e më pas në Spanjë, ku nis një marrëdhënie dashurore me një burrë më të ri. Por asgjë që ajo bëri, nuk ngjan me atë çka kishte pritur dhe kjo verë e eksplorimit, lirisë dhe vetë-zbulimit, gjatë së cilës ajo i refuzon stereotipet e feminitetit, ashtu si rrobat e saj konvencionale nuk i përshtaten më, ajo çfarë Kate zbulon në këtë kohë krize e shkreton dhe e shokon kur vendoset ballë për ballë me veten e saj të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e romanit “Muzeu i pafajësisë”, zhvillohen në verën e vitit 1975. Kemali, një djalë i ri i shtresës së lartë të Stambollit, është gati për t’u fejuar me Sibelin, një vajzë aristokrate, të shkolluar në Perëndim. Por një kthesë e beftë e fatit do ta kthejë Kemalin në “robin” e një dashurie me një shitëse të thjeshtë, kushërirën e tij, Fysunin. E gjithë bota e tij përmbyset dhe Kemali, do të ecë mes përpjekjesh, vuajtjesh dhe ëndërrimesh në spiralen e dashurisë së tij të afërt e të parrokshme.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Romani “Vajza e prapë”, tregon historinë e Rikardos nga Lima, që ka ushqyer gjithmonë një ëndërr “të jetojë në Paris. Por, ritakimi me dashurinë e tij të adoleshencës Lili Kiliankën, do ta shtyjë të bëjë një jetë të paqetë. Lili një vajzë aventuriere, jo konformiste, pragmatiste dhe e shqetësuar. Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm për burra me pushtet e para, refuzon dashurinë e Rikardos së ”sëmurë” prej saj. Narratori, krijon një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes. Autori Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fallcon për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me një mijë fytyra, si vajzë e prapë…
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një student i inxhinierisë, Osmani i shtyrë nga leximi i një libri “të çuditshëm”, ndërmerr një udhëtim stacionar nëpër qytete, qyteza e fshatra të njohura apo të humbura të Turqisë. Në fund të kësaj udhe, djaloshi ynë rrëfimtar, do të bjerë shpejt pre e pasionit ndaj një vajze, Xhananit, e cila e fut në shtjellën rrugëtuese të këtij libri, e të dy bashkë vazhdojnë kërkimin e asaj “Jete të re”, për ku i frymëzon libri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia rrëqethëse e Fredit dhe Verës, historia e brezit te viteve ’70, vjen para lexuesit po aq e gjallë dhe jetësore, sa kur u paraqit dhe herën e parë. Është historia e një brezi dikur të ri, që kaloi në tunele të shumta historike: që nga trysnia më e egër e regjimit deri në periudhën e tranzicionit, që mbajtën mbi supe. Dashuria, ëmbëlsia, dhimbja, gabimi, pendimi,shpresa, vdekja…gjithçka që na mundon e na shtyn të mendohemi gjatë, e gjejmë në këtë libër.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në ka më keq për një grua se sa kriza e të tridhjetave, është ajo e të tridhjetë e pesave. Xhepi, aktore komike, grua me jetë sentimentale të kënaqshme në dukje, këtë e di mirë. Është goxha me vonesë në lidhje me projektet e jetës dhe pas dy vjetësh dashurie në largësi, i duhet të merret akoma me Mikelen. Ai është i mençur, me humor, ka bërë gjithë atë karrierë dhe nuk ka ish të dashura të marra, që i marrin shpirtin. Kësisoj, duket si burri ideal për t'u martuar e për të bërë fëmijë. E vetmja kleçkë në këtë lidhje romantike është fakti që, Mikele, kurrë nuk i ka nxjerrë nga goja të lidhura bashkë ato fjalët "unë", "ti", "përjetë", "fëmijë", dhe Xhepit, kjo mungesë planesh, zë t'i rëndojë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania